Italia gati për ‘Fazën 2’, lejohen vizitat tek të afërmit dhe sportet individuale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri italian, Giuseppe Conte prezantoi sot dekretin e ri “Fillon Faza 2 dhe tani duhet të jetojmë me virusin”.

Dekreti i cili pritet të firmoset sonte, do të hyjë në fuqi duke filluar nga data 4 maj. Conte shtoi se së bashku me të gjithë ekipin e ministrave janë të angazhuar për rimëkëmbjen, për të ndryshuar gjithçka që është e gabuar.

“Sjellja e përgjegjshme e secilit prej nesh do të jetë themelore: nuk duhet të afrohemi kurrë, distanca e sigurisë duhet të jetë së paku një metër. Çështja është të  mbajmë distancën shoqërore ose të rrisim kurbën. Nëse e doni Italinë, mbajeni distancën”, tha ai.

Rajoni e provinca do të komunikojnë çdo ditë situatën e kurbës së infektimit. Në çdo 3 ditë  një ekip ekspertësh i Ministrisë së Shëndetësisë do të analizojë ecurinë e territorit e do të marrë masa për hapje ose mbyllje.

Sa i përket çmimit të maskave, Conte tha se çmimet e tyre do të fiksohen dhe kontrollohen.

“Në një dekret të ardhshëm ne duam të eliminojmë TVSH dhe maskat duhet të kushtojnë 0.5 euro”, sqaroi ai.

Ndërkohë mësohet se nga 4 maji do të lejohen funeralet, por me një maksimum prej 15 personash me maska dhe distanca.

Çfarë përcakton dekreti që hyn në fuqi prej 4 majit?

– Nuk lejohet lëvizja nga një rajon në tjetrin, lejohet lëvizja vetëm brenda rajonit për motive  pune, shëndeti e për të takuar të afërmit.

– ndalohen grumbullimet, eventet e festat private e publike

-hapen parqe e vila publike e historike

– lejohet aktiviteti sportiv në  natyrë në distancë 2 metra nga njëri-tjetri

– lejohet stërvitja e sportistëve në respekt të masave të distancimit social në sporte jo kolektive

Lexo edhe :  Të gjitha sinjalet se një luftë mund të jetë e afërt!

– lejohet ceremonia e varrimit me maksimumi 15 persona

– lejohet aktiviteti i bareve e restoranteve për të marrë ushqim ose për të transportuar, por jo për konsum.

– më 4 maj hapen aktivitete në sektorin e manifakturës, në sektorin e ndërtimit e në ato të shitjes me shumicë.

– protokoll sigurie për mjetet e transportit publik

– protokoll sigurie për punëtorët e sektorit të ndërtimit

-më 18 maj lejohet hapja e çdo aktiviteti tregtar, dyqane, muzeve, ekspozita , biblioteka

– lejohen të hapen më 1 qershor parukeri, qendra estetike, bare e restorante.

Të fundit

Dhëmbë për dhëmbë/ Trump i kundëpërgjigjet Kanadasë, dyfishim i tarifave për…

Presidenti Donald Trump dyfishoi të martën tarifën për të gjitha produktet e çelikut dhe aluminit që hyjnë në Shtetet...

“Më vodhi Range Rover-in” – 52-vjeçari në Elbasan denoncon vëllanë, policia e arreston

Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se ka vjedhur makinën tip Rang Rover të vëllait të tij 52-vjeçar. Ka...

Unazat e fejesës, mes kurioziteteve dhe bestytnive, nga Roma e lashtë e deri më sot

Ai, i emocionuar, ulet në gjunjë dhe i kërkon dorën duke hapur një kuti të vogël. Brenda, një unaze me një diamant! Kjo skenë, tipike...

Negociatat e integrimit/ BE synon hapjen e të gjithë grupkapitujve këtë vit

Bashkimi Europian po përgatit qëndrimin për Shqipërinë me qëllim mbajtjen e konferencës së katërt ndërqeveritare në fund të muajit mars. I pranishëm në  Këshillin...

Zbulohen faktet dhe provat e reja të SPAK-ut kundër Erion Veliajt

Pas rreth më shumë se 7 orë seancë, Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për nesër vazhdimin e seancës për dhënien e vendimit ndja Erion...

Lajme të tjera

Web TV