LDK-NISMA nënshkruajnë marrëveshjen për qeverinë e re, ja sa ministri merr Limaj

Sot u nënshkrua marrëveshja e koalicionit qeverisës LDK – NISMA.

Mediat kosovare shkruajnë se NISMA merr pozitën e zëvendëskryeministrit që do të jetë Fatmir Limaj, dhe dy ministri.

NISMA-së mori Ministrinë e Punëve dhe Mirëqenies Sociale dhe atë të Tregtisë dhe Zhvillimit, që tani udhëhiqet nga Rozeta Hajdari.

Dje Lidhja Demokratike e Kosovës, nënshkroi marrëveshjen me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Partisë së Ramush Haradinajt, i takuan katër ministri dhe një zëvendëskryeministër. Fjala.al