Si ka qenë jeta e Elisa Spiropalit në karantinë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elisa Spiroali tregon dhe për jetën në karantinë. Për rreth dy muaj ajo, bashkëshorti dhe dy fëmijët kanë qenë të izoluar. Në emisionin HARD TALK të gazetarit Roland Qafoku Spiropali tregon:

Më rastisi në një kohë shumë të posaçme  situata e pandemisë sepse djali i vogël është vetë, tre muajsh. Unë duhet të rrija aty sepse besimi për të hyrë e dalë njerëz në shtëpi ishte i vogël, me prindërit e mi nuk shihesha dot, mamaja nuk vinte dot.

Pra unë dhe bashkëshorti kemi përballuar gjithë barrën, edhe të shtëpisë edhe të të vegjëlve, për të mos folur pastaj për vajzën që është 5 vjeçe. Nuk ka mënyrë për tu shpjeguar fëmijëve pse duhet të rrinë Brenda dhe e ndiej dhimbjen e shumë prindërve.

Shkolla, kopshte të gjitha janë mbyllur, prindërit duhet të rrinë me ta, është disi e vështirë por kemi zbuluar edhe kënaqësi që I kishim harruar.

Të qëndrosh më shumë me fëmijët, të mos e shohësh aq shpesh telefonin, të paktën atë muajin e parë sepse tani I kemi ndezur motorët dhe jemi në zyrë.

Ishte ndjesi shumë e veçantë izolimi sepse të jep mundësi të udhëtosh së brendshmi dhe të rrisësh cilësinë e komunikimit me fëmijët, me partnerët etj. Besoj se të gjithë e kanë përjetuar këtë dhe situatat e rrezikut besoj na bëjnë më të mirë. /l.m/Fjala

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Ja sa të burgosur kanë të drejtë vote dhe sa janë përjashtuar

Më 11 maj do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare, duke përfshirë edhe të burgosurit në Shqipëri. Sipas të dhënave të...

Humbet zgjedhjet klienti i LaCivita-s / Fiton kryeministri me origjinë shqiptare

Ka pësuar një disfatë spektakolare partia e djathtë e Australisë, e cila është këshilluar nga strategjisti elektoral i Sali Berishës, Chris LaCivita. Siç bëjnë të...

Zbardhet dinamika e konfliktit me armë në Laç, policia shoqëron disa persona

Policia e Kurbinit ka zbardhur dinamikën e konfliktit me armë zjarri në qytetin e Laçit ku për pasojë mbetën të plagosur 5 persona. Sipas njoftimit...

Plumbat në Laç nuk kursejnë as të moshuarën. Shitësja e luleve plagoset në këmbë

Katër të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Laç. E plagosur në këmbë ka mbetur edhë një e moshuar, shitëse...

Pranverë në Durrës, pushuesit e huaj zgjedhin mes plazhit historisë dhe natyrës

Durrësi mbetet një ndër destinacionet e kësaj pranvere për turistë të kombësive të ndryshme të cilët zgjedhin të shijojnë detin apo turizmin historik. Arjana...

Lajme të tjera

Web TV