Padi për shembjen e Teatrit, Rama i përgjigjet Metës: Këtu vendos shumica

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët ku ka folur edhe për çështjen e teatrit.

Rama u pyet në lidhje me paralajmërimin e Presidentit Ilir Meta se do të depozitojë padi nëse qeveria nuk reflekton për ta anuluar këtë vendim.

Kreu i qeverisë tha se që në vitet 98’ është shprehur pro një godine të re për Teatrin, ndërsa shtoi se mezi e pret ndërtimin e saj, ndërsa shtoi se është marrë vendimi dhe shtoi se çdokush ka mendimin e tij, por në fund merret mendimi i shumicës.

“Ai është një proces për të cilin unë jam shprehur tanimë nuk e di sa vite u bënë dhe jam njeriu i fundit që duhet të pyesni për të kërkuar ndonjë hap mbrapa. Jam i pari që e kam thënë që prej vitit të largët që në vitin 98-99 që në ato vite që ajo godinë duhet shembur dhe teatri duhet të ketë një godinë të denjë. Mezi pres të shoh teatrin e ri të ndërtuar.

Të gjithë kanë mendimet e tyre dhe në fund vendos shumica. Ne e kemi marrë këtë vendim dhe nuk shoh sesi pakica të caktuara mund të imponojnë në çfarëdo forme vendimmarrje”, u shpreh Rama./Fjala.al/

Të fundit

Si po armatoset Shqipëria “deri në dhëmb”/ Ministri zbulon sa po shpenzojmë për mbrojtjen

Ministri i Jashtëm Igli Hasani tha në A2 CNN se jetojmë në kohë interesante, kur u pyet mbi “krisjen”...

Si Presidenti i KE konfirmoi deklaratat e Ramës për integrimin e Shqipërisë në BE

Endri Kajsiu “Zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor është një përparësi e qartë për BE dhe është investimi më i rëndësishëm gjeostrategjik për paqen, për begatinë dhe për stabilitetin...

Pse ndikimet ruse në Shqipëri mund të dëmtojnë më shumë se kudo tjetër. Si t’i dallojmë?

Alba Malltezi Ndikimet ruse nuk duhet të kalojnë thjeshtë dhe pa vëmendjen e duhur në këtë kohë delikate për shoqërinë tonë, ku edhe njëherë, si...

Rama ironizon opozitën/ Vetëm ne e dimë rrugën për në BE!

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se po udhëton nga Brukseli për në Luksenburg, pasi sipas tij, ditën e sotme do të hapet...

Nisin aplikimet për fermerët, pritet mbi 60 mijë përfitues

Nga sot, 14 prill, e deri më datën 30 Maj do të jenë të hapura aplikimet për fermerët për të përfituar nga mbështetja buxhetore....

Lajme të tjera

Web TV