FSHF kërkesë qeverisë: Më 3 qershor të rinisë futbolli

Tre qershori pritet të jetë data kur do të fillojë sezoni i ri i futbollit në Shqipëri. Vendimi është marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit, dhe i është bërë kërkesë qeverisë që të miratojë këtë datë.

Ky vendim është marrë pas mbledhjes së sotme ndërmjet FSHF-së dhe presidentëve të klubeve të Superiores.

Mbledhja u zhvillua pas punës së kryer nga stafi i FSHF për përgatitjet mbi rifillimin e garës futbollistike në vend.

Ekspertët mjekësorë të Federatës kanë përgatitur një protokoll mjekësor i cili është konsultuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në dy takimet e zhvilluara ditët e fundit./l.m/Fjala