Punonte në laboratorin e Wuhan, misteri i zhdukjes së shkencëtares kineze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një prej shkencëtareve kineze më të njohura në botë, është zhdukur pa gjurmë. Bëhet fjalë për 55-vjeçaren Shi Zhengli, e cila drejton qendrën e sëmundjeve infektive në laboratorin e virologjisë në Wuhan, prej së cilës prej disa javësh nuk ka më lajme.

Në Kinë por jo vetëm, Shi Zhengli është e njohur me epitetin “gruaja-lakuriq nate”, për shkak të zbulimeve të saj.

Shkencëtarja ka drejtuar një ekip virologësh, të cilët arritën të zbulonin se virusi përgjegjës për problemet respiratore, Sars, vinte nga lakuriqët e natës, dhe kishte studiuar mënyrën se si këto viruse bën kapërcim mes specieve, për të infektuar njeriun.

Sapo në Kinë u zbulua epidemia e shkaktuar nga Sars-CoV-2, Shi Zhengli u ngarkua që të kryejë kërkime të reja lidhur me koronavirusin e ri. Në laboratorin e Wuhan, studiuesja u mundua që të kuptonte se virusi nuk ishte përhapur për shkak të një gabimi njerëzor.

Prej disa javësh ama, ajo është zhdukur pa gjurmë dhe nuk po gjendet. Ka nga ata që mendojnë se Shi Zhengli është detyruar që të heshtë nga qeveria e Pekinit dhe të tjerë që besojnë se është strehuar në Europë, me gjasë në Francë dhe se po bëhet gati për të publikuar dokumente të bujshme lidhur me studimet e saj.

Të fundit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta...

1792 – “Marsejeza”, kur një këngë lind nga gjaku dhe ngrihet mbi flamuj

Nga Leonard Veizi Ka këngë që lindin në dhoma të heshtura dhe harrohen mes letrash. Kashtu siç ka çaste në histori kur një këngë nuk...

“Kemi gjetur një blerës për TikTok”, Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj…

A ka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? Presidenti amerikan, Donald Trump i cili e shtyu mbylljen e aplikacionit...

“Nata e Thikave të Gjata”, ekzekutohen pa gjyq kundërshtarët e Hitlerit

30 Qershor 1934 Nga Leonard Veizi Ka netë në histori që nuk flenë kurrë. Jo prej zhurmës, por nga hijet. Ato netë ku heshtja bëhet më...

Horoskopi ditor, 30 Qershor 2025

Dashi Për sa iu përket çështjeve te ezmeres, priten emocione pa fund gjate kësaj dite. Do ndiheni te lumtur ne krahët e partnerit tuaj dhe...

Lajme të tjera

Web TV