Covid-19 si bimët narkotike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artan FUGA
Covid19 si bimët narkotike

Si? Si?

Paska dalë vatra të reja me covid19?

Mua më bëjnë të shqyhem gazit parashikimet që bëjnë lloj-lloj arrivistës, imbecilësh, injorantësh, por jo vetëm ata, por edhe disa që mbajnë tituj e grada, pse jo edhe politikanë – shkencëtarë guximtarë, madje edhe deklarata të akademissë të shkencave që parashikojnë si kur do të zhduket covid19 nga Shqipëria!

Ndërkohë që bota e qytetëruar dridhet nga frika e mosparashikimit!

O pika thuaj ku kemi arritur!

Nuk merret vesh nga dallon më arsimi, shkenca, nga politika, nga media, nga propaganda, si edhe nga mashtruesit ordinerë!

Me çfarë shifrash e bëni statistikën dhe parashikimin o njerëz? Me ato që relatojnë gojët e qeverisë?

Po Shqipëria është e mbushur me covid19 si gjithë bota dhe shifrat ulin e ngrihen sipas klimës politike.

Duam ta ulim tensionin politik duke ushtruar presion me covid19, i ngremë shifrat!

Duam t’i cojmë njerëzit në punë a t’i lemë të dalin se nuk i mbajmë më brenda? I ulim shifrat e të infektuarve!

Bëni kurbën e ngjarjeve politike dhe të infektimit me covid19 dhe do të shihni si përputhen!

Këtu gjithçka është kthyer në rivalitet – bashkëpunim politik dhe biznes mashtruesish me arsimin, shkencën, informacionin, e gjithçka!

E di si është bërë covidi19 në Shqipëri?

Si bimët narkotike!

Shqipëria plot, por kur duam kapin dhe themi ja ka, kur nuk duam nuk kapim dhe themi ja nuk ka!

Këtu edhe statistikat e shpallura për vdekjet janë rrumpallë. Të tjera shifra jep në vite për vdekjet gjendja civile, të tjera jep INSTAT!

Vendosni maskat dhe bëni kujdes në rrugë se do ikni për dhjamë qeni dhe do të thonë për ju i plasi aorta, i ngriu mishi, i ndodhi hemoragji, vuante nga sëmundje e rëndë, i plasi zorra e trashë e ku e di unë se çfarë plasjesh të tjera!

Lexo edhe :  Lutfi Dervishi: Vdekja si zile zgjimi

Ose shkoni bëni votime pa zgjedhës në Universitete!/Fjala.al/

Të fundit

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se...

OKB, teksa mbush 80 vjet me një botë në krizë, ajo duhet të rifitojë guximin

Martin Griffiths* Ditëlindjet duhet të jenë një kohë festimi, por kur ish-kolegët e mi të Kombeve të Bashkuara të mblidhen muajin e ardhshëm për të...

Shkurton distancën Tiranë-Korçë, rruga Qukës-Qafë Plloçë drejt përfundimit

Investimi i ri në rrugën Qukës-Qafë Plloçë në Pogradec po merr gjithnjë e më shumë formë, duke premtuar jo vetëm një rrugë më të...

Të huajt nuk arrijnë të zëvendësojnë shqiptarët, zënë vetëm 2% të forcës së punës

Në Shqipëri, në fund të vitit 2024 kishte 11.9 mijë të huaj që kishin marrë lejë qëndrimi për të punuar, sipas të dhënave që...

“Hiqni miqësinë me hebrenjtë në Facebook!” Propozimi që ndezi polemikat në Itali

Deklaratat e një profesori italian të Drejtësisë në Universitetin e Palermos, i cili propozoi që qytetarët italianë të heqin nga lista e miqve në...

Lajme të tjera

Web TV