Rasti i rrallë, gushëkuqi fotozhenik ‘adhuron’ fotografinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një miqësi e pazakontë ka lindur gjatë kësaj periudhe karantinimi në Lichfield të Britanisë së Madhe.

Një gushëkuqi ka krijuar miqësi me një kopshtare pasi kjo e fundit e ka ushqyer teksa ai ndodhej në kopshtin e saj.

Zogu i quajtur Colin  është rritur nga Kate në Lichfield të Britanisë së Madhe pasi ajo po punonte në kopshtin e shtëpisë gjatë karantinës.

Colin merrte pjesë në bisedat e Kate me miqtë e saj në aplikacionin Zoom.

“Sa herë isha në kopsht, shfaqej ky zog i vogël duke qëndruar pranë meje”  shprehet Kate.

“Unë flisja me të dhe e ushqeja me fara. Ai tani më kërkon vazhdimisht, kudo që të jem. Sapo ndez dritën në kuzhinë, ai shfaqet në një hyrje jashtë dhe pret që unë të hap dritaren për ta ushqyer” , vazhdon ajo.

Gjithashtu Kate e ka “përdorur” zogun e vogël si objektiv të fotove të saj dhe ky i fundit duket se e bën me shumë dëshirë këtë “punë”.

“Unë e dua fotografinë dhe ai më ka dhënë një shans të përdor dhuntinë time krijuese dhe të zhvilloj fotografinë time përmes kësaj marrëdhënie” rrëfen Kate.

Burimi: Daily Mail, Përshtati: Fjala

Të fundit

Situata në Gaza, prifti: 450 refugjatët e kishës Sacra Famiglia, në gjendje dramatike

Mesazhi i fundit nga prifti Gabriel Romanelli titullohet qartë: “Të qajmë dhe të lutemi”. Në qytetin e Gazës, situata...

Pandemia e ardhshme, po zhvillohet një terapi universale antivirale

I frymëzuar nga një mutacion i rrallë gjenetik, një ekip kërkimor ka testuar një terapi te minjtë dhe hamsterët që ofron mbrojtje kundër çdo...

Shpella e Spilesë, Tare i përgjigjet Blendi Gonxhes: Mos u tallni me taksapaguest

Reagimi i MEKI-t për një shkrim modest timin mbi gjendjen faktike të Shpellës së Spilës më bëri të mendoj se ky institucion e kishte...

Gazetari gjerman: 6 mësime nga udhëtimi me makinë në Shqipëri

Nga Teseo La Marca, DIE WELT Katër orë në një rrugë me gropa që duken si kratere nga granatat. Asfalt ose është i pabarabartë, ose nuk...

Kodi Rrugor duhet ashpërsuar dhe zbatuar…

Nga Eduard Zaloshnja Kam botuar 63 artikuj shkencorë në SHBA rreth plagosjeve/vdekjeve jonatyrale. Treçereku i tyre kanë qenë rreth plagosjeve/vdekjeve rrugore. Kushtet e rrugëve dhe...

Lajme të tjera

Web TV