Eurodeputeti gjerman: Dënoj prishjen e Teatrit dhe dhunën, Rama 15 kushtet e BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka reaguar lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar mëngjesin e sotëm. Përfaqësuesi për çështjet e jashtme e të zgjerimit i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Parlamentin Europian thotë se dënon veprimin e autoriteteve për shembjen e Teatrit si dhe dhunën e ushtruar ndaj artistëve dhe aktivistëve.

“Shembje e godinës së Teatrit Kombëtar gjatë natës sot

Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë e i bëj  thirrje kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Insitutin e Bankës Evropiane të Investimeve të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor europian i rrezikuar.

I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në  vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar,”-shkruan në ‘facebbok’ eurodeputeti Gahler.

Të fundit

Mbështetja sociale e familjeve: Shqipëria, vendi me përfitimin më të ulët në rajon

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport...

Rama nga punimet për Qendrën e Kulturës për Fëmijë: Do të jetë unike në rajon

Pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë  po ndërtohet Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Është kreu i qeverisë, Edi Rama, ai i...

Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, duke mos i shmangur...

Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky,...

Gushti i zi dhe pyetja e madhe: Quo vadis, Shqipëri?

Nga Leonard Veizi Gushti i këtij viti do të mbahet mend si një muaj i zi për vendin. Në vend të gëzimit të verës, plazheve...

Lajme të tjera

Web TV