Nuk lirohet Boiken Abazi, arrestohet kreu i Vetëvendosjes në Tiranë

Boiken Abazi, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, nuk është shoqëruar si shumë të tjerë në komisariatet e kryeqytetit për t’u lënë më pas i lirë, por atij i është komunikuar arrestimi.

Abazi u shoqërua dje, gjatë protestës kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ndërkohë që sot Policia ka bërë me dije se ai është arrestuar.

Gjatë personat e tjerë të arrestuar janë Kastriot Qemaj, Sokol Ndoj, Romeo Lila, E. Mertiri, Burim Tafilica dhe Edjon Xhoxhaj.

Personat e sipërpërmendur janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”.