Përgjigjja e Abdyl Frashërit për Giuseppe Garibaldin: Jemi epirotë, armiku ynë është Greqia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“La France” ka botuar, të hënën e 5 majit 1879, në faqen n°2, shkrimin e Korrespondencës politike të Vjenës në lidhje me çështjen greke si dhe takimin asokohe të Abdyl Frashërit me Guiseppe Garibaldin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Buletini i jashtëm

Propozimi i Waddington-it.

Kohët e fundit kemi folur për propozimin e Waddington-it dhe cituam Pester Lloyd-in në lidhje me lajmet për një pajtim zyrtar të Austro-Hungarisë. Korrespondenca politike e Vjenës, e 2 majit, shprehet kështu në një artikull kushtuar çështjes greke :

Kabineti francez duhet të dijë që një fuqi e madhe fqinje dhe miqësore dyshon për mënyrën me të cilën Franca kërkon që të zgjidhet çështja greke. Fuqia e madhe në fjalë propozon të mos e paraqesë këtë pyetje në një konferencë ambasadorësh, por të lë, përkundrazi, ambasadorët e akredituar pranë Portës së Lartë ta zgjidhin atë përmes rrugëve të zakonshme diplomatike.

E njëjta gazetë botoi një ditë më parë një korrespodencë nga Kostandinopoja, në të cilën thuhej se një figurë e lartë u ishte përgjigjur delegatëve shqiptarë : Ne nuk mund të bëjmë asgjë në mënyrë të hapur për ju, por nuk refuzojmë t’ju bëjmë një favor; takoni Garibaldin.

Korrespondenti gazetës austriake shkon më tej. Ai vazhdon në këto fjalë :

Heroi i Caprera-s, pasi dëgjoi dëshirat e tyre, u tha që në fillim : Ju nuk duhet të injoroni se armiku juaj më i rrezikshëm është Perandoria Austro-Hungareze. Ju duhet të ruheni dhe të jeni të përgatitur veçanërisht kundër këtij armiku.

Thuhet se Abdyl beu i ka kthyer këtë përgjgje : Gjeneral, ju mund të keni të drejtë, por ne jemi epirotë, dhe për momentin armiku ynë i menjëhershëm është Greqia, dhe ne ju kërkojmë të na mbroni nga orekset e saj.” — “Me gjithë dëshirë, u tha heroi. Do tu japim tridhjetë mijë pushkë që mbushen nga gryka dhe municionet e nevojshme. Vetëm ju do të angazhoheni t’i përdorni ato ditën kur do të merrni sinjalin tonë dhe kur partia ime dhe unë do t’ju thërrasim.

Lexo edhe :  Cili ishte alfabeti i parë në botë?

Delegatët shqiptarë premtuan gjithçka që Garibaldi dëshironte.

Edhe pse Avvenire d’Italia pretendon se është në gjendje të pohojë se fuqia miqësore dhe fqinje në fjalë nuk është Italia, kjo gazetë beson se marrëveshja nuk është arritur ende midis kabineteve.

Sa i përket Italisë, ajo nga ana e saj i kushton një artikull të madh mosmarrëveshjes turko-helene dhe sugjeron që në Prevezë, në bisedimet e fundit, është vërejtur se ka aspirata të tjera për të mbrojtur sesa ato të racës helene.

Çështja, siç mund të shohim, është larg e të qenit e zgjidhur.

Të fundit

Çupi nxjerr detajet për vrasjet në Tropojë, dhjetëra fakte nga Aishe Haklaj në SPAK për…

Ka histori që nuk i mban dot toka. Ka varre që edhe pse janë mbuluar me dhe, vazhdojnë të...

Dosja Sigurimit të Shtetit për opozitën e vitit 1991

Kastriot Kotoni   Në librin e autorit Bujar. Sh. Hoxha me titull “Pluralizmi shqiptar dhe Sigurimi i Shtetit”, në kapitullin e fundit me temë “Plani i...

Tjetër rekord/ Evropa përjetoi marsin më të ngrohtë të regjistruar

Evropa ka përjetuar marsin më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve, ndërsa ndryshimi i klimës vazhdon të shtyjë temperaturat në nivele të paprecedenta,...

Detaje të reja/ Mark Samson u ndihmua nga dy shokë që mbajtën telefonin e Ilarias

Detaje të reja janë duke dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares, Ilaria Sulës, e cila u masakrua nga ish i dashuri...

Dosjet e nxehta/ SPAK: Gazetarëve u japim leje kur botojnë materiale sekrete

Duke mbrojtur ligjshmërinë kontrollin dhe sekuestrimin e telefonave të gazetarit Elton Qyno, përfaqësuesit e SPAK artikuluan një deklaratë të paprecedentë gjatë seancës në Gjykatën...

Lajme të tjera

Web TV