Covid-19/Spanja rihap fluturimet me Italinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo e martë solli për Spanjën heqjen e ndalesës për fluturimet e drejtpërdrejta nga Italia të vendosura që nga 11 marsi për frenimin e koronavirusit.

Ndalesa u hoq edhe për anijet nga Italia, megjithëse karantina e detyrueshme 14-ditore për udhëtarët që hyjnë në Spanjë, do të mbetet në fuqi.

Ky inkurajim i Spanjës për lehtësimin e masave të izolimit duket se ka ardhur nga rënia e vdekshmërisë nga koronavirusi.

Spanja është një nga vendet evropiane me numrin më të lartë të të prekurve dhe viktimave nga COVID -19.

Në total, ka regjistruar 27,709 viktima dhe mbi 230,000 të infektuar.  Por, në 24 orët e fundit, ajo ka raportuar për 59 viktima, që është numri më i ulët në dy muajt e fundit.

Ndërkohë, kryeministri Pedro Sanchez pritet të kërkojë nga parlamenti vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të muajit qershor./Fjala.al

Të fundit

Humb jetën 37-vjeçari/ Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak

Një 37-vjeçar ka humbur jetën pasi ka hyrë për tu larë në liqenin e Shkodrës. Sipas të dhënave ai ka...

Riviera mahnitëse Shqiptare, me plazhe të qeta dhe kuzhinë të shijshme

Ndërsa vera afrohet, shumë turistë janë në kërkim të destinacioneve të qeta dhe pa turma vizitorësh në Evropë, shkruhet në në një artikull të...

Protestat në Serbi, Vuçiç frikësohet nga studentët: Po më bëjnë grusht shteti

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se shteti që udhëheq ai është përballur me “tentim të organizuar mirë për puç” në të cilin janë...

“Daily Mail”: Misteri i vdekjes së turistit britanik në Shqipëri

Tabloidi britanik “Daily Mail” i ka kushtuar vëmendje vdekjes së një turisti nga ky vend dhe gjendjes kritike që ndodhet një tjetër pas rrëzimit...

Jeta luksoze e të birit i kushton pushtetin/ Kryeministri i këtij vendi jep dorëheqjen

Kryeministri i Mongolisë, Luvsannamsrain Oyun-Erdene, ka dhënë dorëheqjen pasi humbi mocionin e votëbesimit në parlament. Votimi erdhi pas ditë të tëra protestash masive mbi akuzat...

Lajme të tjera

Web TV