Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë me miq ndërkombëtarë jashtë vendit. Rama sqaroi se biseda ishte për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj!
Gjithashtu, kryeministri sqaroi se ka biseduar për reformën zgjedhore, duke I njohur ndërkombëtarët për gatishmërinë e qeverisë për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it
Kryeministri Rama ne Twitter:
Biseda të mira sot me miq ndërkombëtarë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtra e lënë në mes të rrugës?
Biseda të mira edhe me miqtë ndërkombëtarë në Tiranë dhe dakordësi e plotë për të parë përpara të gjitha bashkë, duke adresuar menjëherë domosdoshmërinë e finalizimit të reformës zgjedhore, me të gjithë gatishmërinë tonë për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it.