Rama për shoqërimin e Alfred Lelës: Policia është provokuar e sulmuar fizikisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot shoqërimin e gazetarit Alfred Lela. Rama u pyet nga gazetarja e News24 nëse kishte dhunë në atë rast.  Kryeministri deklaroi se edhe në Amerikë të tilla neutralizime janë normale.

Rama deklaroi se janë plagosur me kallashnikovë gazetarë dhe janë vrarë njerëz nga kryeministria.

Policia e Shtetit është sjellë në mënyrë europiane. Edhe në BE, edhe në Amerikë shikoni nëse dicka e tillë konsiderohet apo jo dhunë. Mesa duket duhet të biem dakord për fjalën “dhunë”, se çfarë nënkuptojmë me këtë fjalë.

Po flasim për një vend normal tashmë, kur më herët kërdiseshe po të ishe gazetar, janë plagosur me kallashnikovë gazetarë dhe janë vrarë njerëz nga kryeministria.

Policia ka thënë se aty do ndërhyhej dhe largimi fizik i një personi është krejt normal. Unë madje mendoj se Policia e Shtetit është provokuar dhe sulmuar fizikisht, është gjetur në pozitë të vështirë. Aty nuk kishte artistë e qytetarë, por kishte një grup politik. Edhe në Amerikë ka neutralizime normale, keni parë përpara Shtëpisë së Bardhë teksa shoqërojnë. Këto janë pamje të neutralizimit të personave që hidhen mbi policinë. Kjo është procedurë normale edhe në Europë”, tha Rama.

Të fundit

Dorëheqje të shumta në bashkinë e Durrësit, largohen kryetarë të njësive administrative

Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë e Durrësit, ku drejtues kryesorë të drejtorive dhe kryetarët e njësive administrative kanë...

Vapa vdekjeprurëse në Evropë/ Ja sa jetë mori i nxehti ekstrem

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën që nga java e kaluar vlerësohet të ketë shkaktuar rreth 2.300 vdekje, sipas një studimi të...

Drejtuesit e vjetër “shënjestra”/ Nisin dorëheqjet e drejtorëve në Fier

Burime nga selia rozë në Fier thanë se në mbledhjen ku kryeministri kërkoi dorëheqjen e drejtuesve vendorë, sqaroi se emërimet e bëra pas muajit...

Franco Nero, në “Roma Elastica” – një homazh për Fellinin

I veshur me një kapelë dhe shall që i përkasin stilit të vetë Federico Fellinit, Franco Nero sapo ka përfunduar një rol të shkurtër...

Burri oficer i BKH-së, gruaja e ftuara e Ramës/ Kush janë çifti që iu dogj restoranti

Restoranti “Villa Gjecaj”, në pronësi të Petrit dhe Aida Gjecajt i gjendur në fshatin turistik të Thethit në Malësi të Madhe u përfshi nga...

Lajme të tjera

Web TV