Luan Rama tregon çfarë lloj lideri është Basha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama bën një analizë se çfarë lloj lideri është Lulzim Basha. Në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, Rama tha se Lulzim Basha është një lloj politikani shumë ndryshe nga të gjithë drejtuesit e partive kryesore shqiptare në këto 30 vjet tranzicion.

-Personalisht ju zoti Rama, i besoni Lulzim Bashës?

-Natyrisht unë i besoj kauzës politike mbi të cilën është ndërtuar gjithë diskursi politik i opozitës në krye të së cilës është Lulzim Basha. Por nuk është çështja e raportit që kam unë si Luan si individ, me Lulzim Bashën si individ.

-Çfarë lloj politikani është Lulzim Basha dhe çfarë lloj kryeministri do jetë nesër Lulzim Basha?

-Lulzim Basha është profili i një politikani me përmasë qytetare. Nuk dua t’i referohem thjesht jetës së tij, shkollimit dhe prejardhjes së vet por natyrisht ai ka profilin e vet dhe në qasje me këtë profil është përpjekur dhe kur i është dashur ka ndërmarrë veprime radikale brenda strukturave të partisë së vet.

Për ta shkëputur Partinë Demokratike nga një pjesë e lidership-it që prej vitesh e dominonte udhëheqjen e asaj partie. Nuk ka qenë e thjeshtë dhe nuk ka qenë e lehtë që në zgjedhjet e 2017 ai të vendoste të largonte nga listat e kandidatëve për deputetë disa prej figurave emblematike të asaj partie.

Ai ndërmori një aksion politik dhe kreu një aksion radikal mbi bazën e bindjes së vet dhe të asaj që ai gjykoi se është më e drejtë për PD. Unë gjykoj nga pikëpamja e asaj që po ndodh sot, për një pjesë të emrave kishte të drejtë.
https://youtu.be/GVyji-7-ArU

Të fundit

Regjistrimi i lojtarëve të rinj, Flick shpreh pakënaqësinë ndaj drejtuesve të Barçës

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka pranuar se nuk është i kënaqur me mënyrën se si klubi po e...

Gara për inteligjencën artificiale: ChatGPT sfidon dhe lë pas Grok-un e Elon Musk

OpenAI, krijuesi i ChatGPT-së, ka mundur Grok-un e Elon Musk-ut në finalen e një turneu për të shpallur lojtarin më të mirë të shahut...

Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%!

Cmimi i naftës në tregjet e huaja është ulur me 20% krahasuar me vitin e kaluar. Por sipas Bankës së Shqipërisë, kjo rënie e...

“Ponte Morandi”, ura që sfidoi kohën por jo harresën

Përgatiti: Leonard Veizi Në zemër të Xhenovës, si një plagë e hapur mbi lumin Polcevera, qëndronte historia e një ure që për gjysmë shekulli sfidoi...

Si është organizuar takimi mes Trump dhe Putin në Alaskë

Vetëm dy përkthyes do të jenë dëshmitarë të asaj që do të bisedojnë presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu rus Vladimir Putin në takimin...

Lajme të tjera

Web TV