Opozita në Parlament kërkon Komision Hetimor për shembjen e Teatrit Kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diskutimet në seancën plenare kanë nisur me debate të forta për shkak të kërkesës për ngritjen e një Komisionit Hetimor Parlamentar për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kërkesa është bërë nga Ralf Gjoni, deputet i Grupit Parlamentar të Pavarur.

Gjoni e konsideroi të paligjshëm vendimin për shembjen e godinës, ndaj kërkon një hetim parlamentar për këtë çështje.

Kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi kërkoi nga Ralf Gjoni që të depozitojë kërkesën për komisionin.

I njëjti qëndrim është mbajtur edhe nga Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

“Unë e kam shprehur dakordësinë e plotë dje, ku kam mbështetur kërkesën e ardhur institucionalisht nga opozita. Bashkë me kolegen Hajdari dhe kolegë të tjerë, kemi mbështetur këtë kërkesë dhe mezi e presim, por aq të kujdesshëm dhe të vëmendshëm jeni ju, që kërkesa s’ka ardhur akoma. Faleminderit dhe ruani qetësinë se dashuria mbaroi”, u shpreh Balla.

Sot u bë me dije se SPAK ka nisur hetimet për shembjen e godinës së teatrit, ndërkohë që në orën 11 do të zhvillohet një protestë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit përpara Prokurorisë së Përgjithshme.

Të fundit

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që...

Plani për punësimin e emigrantëve/ Zbardhet projekti i qeverisë

Diaspora mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Jo vetëm me të drejtën e votës së mundësuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit,...

365 – Cunami që shkatërroi Aleksandrinë dhe rrënjët e një qyteti legjendar

Më 21 korrik të vitit 365 pas Krishtit, një ngjarje natyrore katastrofike goditi brigjet lindore të Mesdheut: një tërmet, mendohet me magnitudë rreth 8...

Horoskopi ditor, 21 Korrik 2025

Dashi Gjate kësaj dite do zbuloni disa ane te tjera te karakterit te partnerit tuaj te cilat do iu pëlqejnë jashtë mase. Do ndiheni me...

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi publikisht planin e taksave dhe...

Lajme të tjera

Web TV