“Teatri”, Rama: Luli artisti i huazuar, Berisha dramaturg, Meta komedian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer ironitë e tij edhe për opozitën dhe qëndrimin e tyre në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai tha se turma e përgatitur prej shumë kohësh që e kishte hipotekuar prej dy vitesh atë godinë si kështjellën ku do të organizonte sulmin final mbi dhe.

“Por kur dobësia është që mbi të gjitha vjen gjumi dhe kapesh në gjumë teksa je duke ëndërruar se tanimë ke triumfuar dhe hap sytë dhe sheh që kalaja ka rënë ka dëshpërim. Humbin një betejë kur kanë humbur rrugën dhe objektin.

Por kanë zgjedhur rrugën e gabuar me objektin e gabuar se nuk po them njerëzit e gabuar, habitem si nuk na kanë njohur akoma”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë e quajti Sali Berishën, dramaturg plak, ndërsa Presidentin Ilir Meta si komedian të Presidencës.

“Larg qoftë, të them unë se plaku digjital nuk e do teatrin, ai është dramaturg i lindur, apo Basha, ai është artist i lindur, një aktor që i është huazuar politikës për t’i dhënë shpirtin. Ilir Meta, ai është gati që të vendosë ballin e tij mbi Kushtetutë dhe të bëhet njësh me shqiponjën dhe të shfaqet me një majë të lartë duke u parashutuar me Çim Pikën për të na ngrënë mëlçinë të gjithëve.

Monika është me Volterin. Lerë pastaj një Budinë e madhe dhe një e vogël që pas fjalimit turren të përqafojnë artistin, Lulin”, tha Rama./b.b/Fjala.al

“Godina e vjetër e Teatrit si fëmija ilegal dhe bastard”, Rama: Projekti nuk përfundoi kurrë

Të fundit

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Dy F-35 italianë kapin avionin rus afër Kaliningradit

Forcat Ajrore Italiane kanë ndërhyrë për të ndaluar një avion rus që dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore pranë kufijve të NATO-s, duke ngritur...

Bayern e priti gjithë verën, klubi anglez i merr sulmuesin për 90 mln euro

Nick Woltemade ka qenë një nga emrat më të lakuar në këtë merkato verore. Sulmuesi i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Stuttgart, ku...

Lajme të tjera

Web TV