Kreditë në IuteCredit dhe Kredo.al, Stafa: Ka shumë ankesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Hasan Stafa, në një prononcim për gazetën “Fjala”, shprehet se ndaj dy institucioneve financiare ka shumë ankesa nga qytetarët, të cilat i ka referuar në Bankën e  Shqipërisë dhe në Ministrinë e Financave

Për normat e larta të interesit e të komisioneve dhe për penalitetet që s’njohin asnjë limit, të aplikuara nga IuteCredit dhe Kredo.al, është në dijeni Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Kreu i Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit, Hasan Stafa, në një prononcim për gazetën “Fjala” pohon se merr çdo ditë ankesa nga konsumatorët për këto institucione financiare. “Konsumatorët ankohen se nuk vihen në dijeni të interesave dhe as komisioneve. Ata joshen nga rekalmat dhe bisedat me punonjësit e këtyre zyrave. Përballen me tarifat e larta, pasi hyjnë në muajin e dytë ose të tretë të kredisë, kur përballen me rritjen e faturës” -thotë Hasa.  Ai pohon se ankesat që vijnë në zyrën e tij i adreson pranë Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ku ka një zyrë për mbrojtjen e konsumatorit dhe pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Denoncimet

Vetëm gjatë këtij viti në Zyrën e Mbrojtjes së Konsumatorit janë administruar 27 kërkesa. Pjesa më e madhe e tyre para mbylljes së vendit për shkak të pandemisë. Vetëm gjatë këtij muaji janë depozituar 11 ankesa. “Konsumatorët ankohen, pasi ofertat që dëgjojnë nuk kanë lidhje me faturën përballë së cilës vihen pas muajit të parë. Një pjesë prej tyre vendosin ta marrin huanë, vetëm pasi janë njohur gojarisht me ofertën, ku nuk u thuhet se sa është interesi. Pasi paguajnë këstin e parë, përballen me këste më të larta apo penalitete, në rast vonese për dy ose tri ditë”,- thotë Hasan Stafa, kreu i Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit.

Rregullorja

Në rregulloren e miratuar nga Banka e Shqipërisë “për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka”, në nenin 8 përcaktohet detyrimi i këtyre institucioneve për të qenë transparente me konsumatorin. Institucionet financiare e kanë detyrim ligjor transparencën me klientin, mbrojtjen e konsumatorit. Këto institucione kanë një sërë detyrimesh ligjore për të zbatuar. Në nenin 8 të rregullores ku parashikohet kërkesa në lidhje me dokumentacionin për subjektin financiar jobankë, institucionin financiar të mikrokredisë dhe institucionin e parasë elektronike, thuhet se institucioni ka detyrim “transparencën me klientin (mbrojtjen e konsumatorit), administrimin e rreziqeve; parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, duke përfshirë një program masash në përputhje me legjislacionin në fuqi, për parandalimin e pastrimit të parave”. Sipas rregullores,  kredia që mund të jepet nga këto institucione duhet të jetë jo më e madhe se 600000 (gjashtëqind mijë) lekë ose kundërvlefta e saj në valutë.

Lexo edhe :  Ekonomia perverse e vetëvrasjes së asistuar

Hasan Stafa

Kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Hasan Stafa, në një prononcim për gazetën “Fjala” pohon se ka shumë ankesa në adresë të zyrës së tij për institucionet financiare jo bankare.

A vijnë në zyrën tuaj ankesa për agjencitë financiare jo bankare?

Po, vijnë shumë ankesa. Gjatë këtij viti kemi marrë 27 ankesa, 11 prej tyre vetëm gjatë këtij muaji.

Pse ankohen konsumatorët?

Konsumatorët deklarojnë se gënjehen nga reklamat. Nuk kanë qartë interesat dhe përballen me fatura të kripura, sidomos pas muajit të parë që fillojnë shlyerjen e kredisë. Ankohen për komisionet e larta që aplikohen për çdo ditë vonese, pasi në fillim nuk janë njohur me këto penalitete.

A nënshkruajnë kontratë konsumatorët?

Ka prej tyre që ankohen se kanë firmosur pasi janë njohur gojarisht me faktin sa zgjat kredia dhe këstet mujore. Kanë firmosur edhe pa e lexuar, disa prej tyre.

Ku i adresoni ju këto ankesa?

I kam adresuar në Bankën e Shqipërisë, në Ministrinë e Financave për zyrën për mbrojtjen e konsumatorit që është në varësi të kësaj ministrie dhe pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Pastaj janë këto institucione që merren me ndjekjen e çështjes.

Të fundit

Refuzohet kërkesa për liri e Florenc Çapjas

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për liri të Florec Çapjas, i ekstraduar në maj nga Dubai. Një Kolegj...

Veliaj nuk ka asnjë shans, zbulohet gruaja që po e fundos me dëshmitë e saj në SPAK

Për herë të parë që nga krijimi SPAK ka një të penduar drejtësie që rrëfen për korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Dhe kjo ka...

“Keni 7 ditë kohë të lironi territorin e zaptuar”, qeveria vijon me ultimatumet

Bizneset të cilat janë të lokalizuara pranë akseve kombëtare duke mos respektuar distancën e sigurisë nga rruga, do të kenë 7 ditë kohë duke...

Lista: Kush janë 10 lojtarët më të shtrenjtë në botë?

Lamine Yamal është shpallur lojtari më i vlefshëm në botë, me një vlerësim marramendës prej 279.7 milionë euro, sipas analizës së fundit nga 'Football...

Pato i jep lamtumirën futbollit, legjenda do jetë “baba full time”

Alexandre Pato, ish-sulmuesi i Milanit, ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist. Në një intervistë rrëfyese për “Gazzetta dello Sport”, braziliani flet me...

Lajme të tjera

Web TV