Protestat/Lleshaj tregon pse disa policë nuk kishin numër identifikimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tregoi arsyen se pse policët në protestë nuk kishin një numër identifikimi.

I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, ministri sqaroi se efektivët nuk kanë pasur një numër pasi të tjerët mund t’i përdornin për t’i shantazhuar.

Sipas tij, policia mori masa për shkak të indikacioneve se mund të ketë dhunë.

“Këtu është krijuar një traditë që polici mund të rrihet, nëpërkëmbet dhe të jetë objekt barcoletash dhe anektodash. Policia së pari duhet të merret me pesha të rënda. Së pari tu vërë gjoba në personazheve publikë se sa qytetarëve.

Ata marrin në telefon për të ndëshkuar shefin. Kjo është arsyeja pse kërkojnë numrat e identifikimit për t’i shantazhuar. Policia kur vepron në mënyrë të organizuar, identiteti i të gjithë policëve është identiteti i drejtuesit të tyre.

Në artikulimin verbal ka pasur kërcënime për përplasje të fortë deri në gjakderdhje. Policia e ka pasur drojën se mund të kishte reagim të ashpër dhe për këtë arsye ka kontrolluar detajisht brenda.

Nuk e di konkretisht se çfarë kanë pasur. RENEA ka kontrolluar për eksploziv. Besoj ka pasur edhe qen. Janë procedura standarde. Në përgjithësi nuk kam parë armë. Madje, as ato armë që janë të detyruara me ligj si shkopin e gomës”, tha Lleshaj

Ministri bëri me dije se SHÇKB-ja po zhvillon verifikime mbi rolin e policisë.

“Ka nisur një proces për të verifikuar. Policët nuk i konsiderojmë engjëj. SHÇKB do të verifikojë çdo rast”, shtoi Lleshaj.

 

Të fundit

Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari...

Olivia Rodrigo në Glastonbury, plot vrer dhe shkëlqim

Nga Alexis Petridis Përformanca e parë e Olivia Rodrigo në Glastonbury në vitin 2022 tashmë është bërë pjesë e legjendave të vogla të festivalit. Në...

Dita e dytë e Samitit në Shkup, diskutohet Plani i Rritjes dhe rruga drejt integrimit

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, po zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Zhvillimit, ku merr pjesë edhe komisionerja...

Luks i shfrenuar, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

Një dasmë luksoze në Çeçeni ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për martesën e Adam Kadyrov, djalit 17-vjeçar...

Vangjeli: Berisha i trembet vendimit, SPAK e ka betejën kryesore!

Analisti Lorenc Vangjeli analizoi në “Top Story” gjyqin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, seanca për të cilin u shty sërish sot në GJKKO, pasi kryedemokrati...

Lajme të tjera

Web TV