Pse ngulmohet që zgjedhjet të bëhen me lista të hapura?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga çështjet më të diskutuara ditët e fundit ka qenë çështja e listave të hapura. E thënë në mënyrë të thjeshtë, me modelin proporcional me lista të hapura, votuesi ka mundësi të shënojë një ose më shumë kandidatë që  preferojnë në listën për deputetë që ka secila nga partitë.

Pas numërimit të votave të partive dhe ndarjes së mandateve në bazë të rezultatit, vazhdohet me numërimin e votave të kandidatëve.

Nëse një subjekt politik siguron 3 mandate, deputetë bëhen ata kandidatë që janë votuar më shumë nga populli pavarësisht renditjes që kanë pasur në listat e firmosura nga kryetarët e partive të tyre.

Pra listat e hapura mundësojnë ngritjen e cilësisë së debateve në institucionin ligjvënës dhe ngritjen në masë të theksuar përgjegjësinë e deputetëve ndaj elektoratit, ndonëse me këtë humbet pesha e liderit të partive politike.

Por si funksionon sistemi me lista të hapura

Në modelin e thjeshtë proporcional, atë të listave të mbyllura, renditjen e deputetëve e përcakton kryetari. Kështu, nëse partia në zgjedhje siguron 5 mandate, deputetë bëhen 5 personat e parë në listën e asaj partie, të përcaktuar më parë nga kryetari i partisë. Ndërsa në modelin e listave të hapura votuesi ka mundësinë që të shënjojë një ose më tepër kandidatët që ai preferon si deputetë.

Pasi numërohen votat dhe ndahen mandatet që i takojnë secilës parti, vazhdohet me numërimin e votave të kandidatëve. Në këtë mënyrë, nëse subjekti politik ka siguruar 5 mandate, deputetë bëhen 5 kandidatët me më tepër vota të këtij subjekti politik, pa u marrë parasysh si ka qenë renditja në listë. Në pamje të parë ky model është më demokratik, pasi vendimin se kush bëhet deputet e merr votuesi dhe jo kryetari i partisë.

Gjithashtu vlen të theksohet se sistemi me lista të hapura shpesh u mundëson votuesve të votojnë për më tepër kandidatë. Sipas ekspertëve, teorikisht ky model i jep shanse votuesit të votojë aq kandidatë sa ka deputet Parlamenti, pra deri në 140 kandidatë.

Lexo edhe :  Rama: Muzeu Arkeologjik i Durrësit rikthehet në vjeshtë me mbi 2400 objekte historike

Secili votues bën zgjedhjen e tij të parapëlqyer, por fitues bëhen ata që kanë më tepër vota. Në modelin e listave të hapura, votuesi mund të votojë për këdo emër kandidati. Ai mund të shënojë dy kandidatë të një subjekti politik, dy të një subjekti tjetër politik dhe një të një partie tjetër. Kjo do të thotë se në numërimin e përgjithshëm partitë marrin nga dy vota dhe partia tjetër një votë.

Pas ndarjes së mandateve nëpër parti, votat e këtij votuesi do t’iu llogariten kanditatëve që ka votuar votuesi me emër e mbiemër. Ky model ju leverdis partive të vogla dhe sidomos partive të vogla opozitare të reja, pasi do të merrnin një pjesë të votave, që në rastin e listave të mbyllura do të shkonin te dy partitë e mëdha PS dhe PD.

Duke qenë se fjalën e fundit se kush do të zgjidhet deputet, në bazë të listave të hapura, do e kenë votuesit, parapëlqimet e liderëve partiakë luajnë shumë pak rol. Në këtë mënyrë rrudhet edhe fuqia e krerëve të partive.

Nga ana tjetër, listat e hapura shkaktojnë jo pak trazira brenda partive të mëdha politike, pasi politikanë të aftë dhe të popullarizuar, që janë të papërshtatshëm për krerët e partive, mund t’i sfidojnë këta të fundit. Listat e hapura janë dhe një sprovë për lidershipet partiake, pasi bëjnë të mundur që në zgjedhje ndonjë kandidat të fitojë më tepër vota edhe se vetë lideri i partisë.

Në zgjedhje, me këto modele, anëtarësia e një partie mund të dërgojë sinjale të fuqishme për ndryshim të lidershipit, pa patur nevojë të mbahen kongrese apo kuvende të veçanta partiake. Kjo duket se është arsyeja që listat e hapura nuk shihen me shumë pozitivitet nga krerët e partive të mëdha./b.b/fjala.al

Të fundit

Çfarë është festa e Tomorrit!

Festa e Malit të Tomorrit është ngjarja më e madhe fetare e bektashinjve dhe një nga pelegrinazhet më të...

Plakja e trurit nis më herët se sa mendonit, studimi zbulon shifrat tronditëse

Ideja që “fillon të plakesh pas të 50-ave” është thjesht një shprehje sepse plakja është një proces kompleks dhe gradual që nis më herët,...

Nga 1 shtatori, Kanadaja do të heqë tarifat për produktet amerikane

Kanadaja do të eliminojë shumë nga tarifat që vendosi për mallrat e importuara amerikane dhe gjithashtu do të intensifikojë kontaktet e saj me Shtetet e Bashkuara për të krijuar një...

Deep Purple për “Smoke on the Water”: Është si të kesh një buton që çmend publikun

“Shkuam të shihnim Frank Zappën në kazino Montreux. Por dikush qëlloi me një armë sinjalizuese drejt tavanit dhe – whoosh! I gjithë ndërtesa u...

Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, arrestohet 28-vjeçari!

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme. Sipas policisë,...

Lajme të tjera

Web TV