Një sasi kokaine me vlerë tregu 44 milionë dollarë është sekustruar nga policia bullgare, brenda një apartamenti në Sofje.
Lënda narkotike u zbulua, pasi pronarit të apartamentit, të arrestuar një ditë më parë, iu gjet në autmjet 10 kg kokainë dhe pas kontrollit u zbulua se mbante të fshehur në shtëpi pjesën më të madhe të fshehur.
Kokaina ishte e ndarë në 327 pako me peshë 1 kg secila, të shënjuara me logo makinash dhe letrash bixhozi. Sipas burimeve policore kokaina kishte si destinacion Europën perëndimore dhe Azinë./E.B./Fjala.al