Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

103 vite nga vdekja e Dom Nikollë Kaçorrit/Patrioti që u la në harresë nga shteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga figurat historike më me peshë të historisë sonë si ajo e Dom Nikollë Kaçorrit, ka sot 103 vjetorin e vdekjes.

Kujtojmë së Dom Nikollë Kaçorri ishte zv/kryeministri i qeverisë së parë shqiptare, ministër pa portofol i saj. Por, pa diskutim Kaçorri njihet si atdhetar i thekur, intelektual i kompletuar, poliglot.

Gjithashtu, Kaçorri ishte udhëheqës dhe frymëzues i kryengritjeve popullore të malësive të Krujës e Kurbinit për liri e pavarësi, pjesëmarrës në kongreset më të rëndësishme për gjuhën dhe kulturën shqipe.

Por, por fillimisht, eshtrat e këtij patrioti të madh u prenë fillimisht në Vjenë. Ishte “Misioni Katolik Shqiptar” në Vjenë ai që u kujdes për zhvarrimin e eshtrave Kaçorrit dhe që punuan për t’i sjellë në shkurt 2011-s, në Tiranë.

Një kontribut shumë të madh për këtë gjë ka bërë dhe atdhetari Pjetër Logoreci. Shqiptarët e kujtojnë shumë mirë momentin kur eshtrat e Dom Nikollë Kaçorrit mbërritën në Tiranë dhe u transportuan mbi karrocë.

Para 9 vitesh shqiptarët patën mundësi të respektonin këtë figurë të ndritur të kombit tonë.

Por, sot me sitatën e tensionuar politike thuajse askush nuk u kujtua të bënte një ceremoni thuajse modeste për përvjetorin e vdekjes së Dom Nikollë Kaçorrit.

Pjetër Logoreci shkruan në a thue po i bjen ndër mend politikës e qeverisë me e kujtue???


Gazeta Vëllazënija e Shoqnisë Dija në Vjenë, boton lajmin e zi të vdekjes së Imzot Nikollë Kaçorrit

Nji lajm të tmershëm po i rrefejmë sot me zemër të thyeme lexuesavet t´onë: Emzot Nikollë Kacorri, nji ndër ma të ndritcmit Shqypëtarë, ndera e lulzimi i kombit t´onë vdiq me 29 maj në kohën ma të mirën pa i mbushë 49 vjet!
Emzoti i ynë i përmbledhte në vedi vehtësitë ma të mirat, qi ka populli shqyptar. Aj ish trim e besnik. Dashtënin e vet për kombësinë e vet e tregoj jo vetëm me fjalë, por edhe me të bame tuj u përpjekë me gjithë fuqit´e veta për përtrimjen e fatbardhësin´e popullit të vet. Me nji gjakftoftësi të pashoqe, gjithmonë gadi me ju ba ball trimnisht anmiqve u mundue që sa mot për të mirë të popullit shqyptarë. As salvimi, as të këqijat qi hoq e as burgu qi bani nuk j´a ndërruene menden qi mos me i mprojt ma të drejtat e popullit të vet; por si luftar trim deri në ma të mbramin sahat të jetës së vet e mbajti nalt flamurin e kombit të vet e vdiq si bir besnik i popullit të vet. Oh! sa gëzim të madh pat zemra e ti e sa herë e tregoj kënaqësin´e vet tuj e pa agimin e nji pritmjes së lume të dashtunës Shqypni.
Ideali ma i larti i këtij meshtari shpirtmadh ishte me i pa të gjithë Shqyptarët të bashkuem, për te ishin të gjithë Shqyptarët vëllazen. Kur para nji vjete e gjysë duel në dritë fletorja jonë, u gëzue fort përmbi emnin “Vëllazënija” qi e zgodhme për titull. Jetëshkurti tha atëherë këto fjalë: “Në dashtë populli shqypëtar me pa ditë të lume, lypset qi t´ë kuptojnë se jemi të gjithë vellazën”
Emzot Kacorri ishte në kler katolik përfaqësonjësi ma i dëgjuar i idesë kombjare. Si nacjonalist besnik si burrë pa frigë, tuj pasë gjithmonë para sysh të mirën e popullit të vet i vu të gjithë shpresët e veta në Monarkinë austro – hungareze; sepse e dite hollë se veprimi i Monarkisë ishte mprojtja ma e mira, ma e thjeshta e ma e fuqishmja për me e vu Shqypëninë n´udhë të mbarë.
Mjerisht, ky prift i ndritcëm, qi pa ndërlikim feje, kje dasht´e cmue prej të tanë Shqyptarëvet, i msheli syt´e vet para kohe e të gjithë ata qi e kanë njoftë vepren e ti kanë me vajtue e me mbajtë zi për të. Trupi i këti atëdhetarit të flaktë po pushon tash në dhe, por emni i ti s´ka me u harrue kurr në zemra të gjithë Shqypëtarvet e miqvet t´Arbnisë. Luftoj kurdoherë për nji qëllim shejt e psoj vetëm për dashtëni të pamasë, qi kishte për popullin shqypëtar. Atëdhetare të dashtun, t´a nderojm ket meshtar shpirtmadh tuj marrë mbrapa githë herë idealin e ti, të cilit j´a kushtoj krejt jetën e vet, e ky ideal i lartë kje: BASHKIMI E VELLAZENIJA E TE TANE SHQYPETARVET.

Kush në të vërtetë është Imzot Nikollë Kaçorri?

Lexo edhe :  Berisha: Përshëndes Ilir Metën dhe Ervin Salianjin për qëndresën e pamposhtur në qeli

Cili është kontributi i tij për çështjen kombëtare dhe përparimin kulturor të shqiptarëve? Historiografia shqiptare pas viteve 90 falë depërtimeve individuale ka bërë përpjekje të ndriçojë këtë figurë të madhe të kombit tonë, por harresa ideologjike e diktaturës komuniste ka bërë që emri  i tij për 50 vjet të mos përmendej gati fare. Kështu, qëllimshëm është hedhur pluhuri i harresës mbi njeriun që firmosi pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, Alfabetin e Shqipes më 1908 në Manastir, etj.etj.

Imzot Nikollë Kaçorri u lind në vitin 1868 në Krejë-Lurë në Shqipëri dhe vdiq me 1917 në Vjenë. Rrjedh prej një familjeje katolike dhe myslimane, pra nëna e tij ishte myslimane ndërsa babai katolik. Ai kreu shkollën jezuite. Pas përfundimit të suksesshëm të seminarit, Nikollë Kaçorri u shpërngul për në Itali, ku dhe diplomohet në shkollën teologjike “Propaganda Fide-s”. Menjëherë pas studimeve të larta u shugurua prift (1890) dhe tre vjet më vonë u emërua prift i Kishes Katolike në Durrës. Ishte aktiv për 24 vjet si zëvendës-arqipeshkv (me disa ndërprerje të shkurtëra). Pas emërimit të tij si prift në Durrës, ai ishte i përfshirë në formimin e shumë shoqatave dhe vëllazërive. Në këtë periudhë të shërbimit të tij në Durrës, ai kishte marrëdhënie shumë të mira me qeverinë Austro-Hungareze, e cila merrej me krijimin e shkollave dhe shkollimin e popullsisë katolike, pasi që në Perandorinë Osmane gëzonte privilegjin e administrimit apo protektoratit ndaj popullsisë katolike. Dom Nikollë Kaçorri ishte përhapës i librit shqip, dhe poashtu i shtypit shqiptar patriotik. Për këtë arsye edhe pati konflikte me shumë institucione të asaj kohe, e sidomos me patriarkun grek. Ai ishte edhe pjesëmarrës i shumë lëvizjeve kulturore dhe politike shqiptare. Poashtu mori pjesë në Kryengritjen e Kurbinit (1905-1907). Gjatë kësaj periudhe, Nikollë Kaçorri personalisht kontaktoi me shumë diplomatë austriakë në Durrës dhe kërkonte angazhim serioz për të zbardhur gjendjen e rëndë në Kurbin që kishte krijuar Esat Pasha me forcat turke.

Mori pjesë në Kongresin e Manastirit më 14 nëntor 1908 ku u vendos Alfabeti i gjuhës shqipe. Mori pjesë në Kongresin e Dibrës në vjeshtën e vitit 1908, qëllimi i cilit ishte synimi i xhonturqve për të bërë për vete shqiptarët, me të cilin rast Nikollë Kaçorri reagoi me shumë delegatë të tjerë dhe hetoi synimet e xhonturqve. Në vitin 1909 mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Elbasanit ku u diskutuan problemet të shkollës shqipe.

Në vitin 1909 themeloi klubin patriotik të Durrësit ndërsa më 18 qershor 1910, Imzot Kaçorri u arrestua nga forcat turke si kundërshtar i urdhëresave të qeverisë osmane dhe Sulltanit.  Ai mori pjesë në organizimin e kryengritjes së vitit 1911 dhe 1912 kundër turqve. Më 28 nëntor 1912, në mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, që besohet të jetë hartuar nga Luigj Gurakuqi. Deklarata është dokument i shkurtër dhe i shkruar me dorë, i nënshkruar nga delegatët e Kuvendit, ndër të cilët don Nikollë Kaçorri nënshkroi i dyti. Don Nikollë Kaçorri ishte nënkryetar i Qeverisë së Vlorës të vitit 1912.  Ai ishte një personalitet i kishës katolike, sekretar i Arqipeshkëvisë së Durrësit me qendër asokohe në Delmnisht të Kurbinit, ku shërbeu për njëzet vjet, duke patur në administrim edhe kishat dhe famullitë e Kthellës, Selitës dhe Lurës. Ai ishte monsinjor. Pas një sëmundje të shkurtër, Imzot Kaçorri  vdiq në Vjenë, me 29 maj 1917. Në varrimin e tij, më 1 qershor 1917, morën pjesë komandanti i krahines së Tiranës, Feldmarschall Braun, Kryekonsulli i Shkodrës, e veja e konsullit Austro-Hungarez në Durrës, baronesha Lovontal-Linau si dhe shumë diplomatë të tjerë.  Me 2 qershor 1917, në kishën ,,Maria Treu” u tha meshë për të.

Riatdhesimi i eshtrave të Imzot Kaçorrit, të këtij personaliteti që firmosi Pavarësinë e Shqipërisë dhe që ishte protagonist kryesor i zhvillimeve kulturore dhe politike me peshë kombëtare, përveç si një detyrim minimal njerëzor, duhet të jetë edhe akti i fundit i harresës dhe injorimit të qëllimshëm ideologjik dhe me premisa politike që për më shumë se një gjysmëshekulli është bërë ndaj shtresës më të ndritur të kombit tonë./l.m/Fjala.al

 

Të fundit

“Do kisha marrë një plumb për të…”, ish-shoferi i Princeshës Diana thyen heshtjen

Ish-shoferi i Princeshës Diana zotohet se nuk do ta falë kurrë Martin Bashirin për gënjeshtrat e fabrikuara prej tij...

Tirana, e pesta më e shtrenjta në Evropë për të blerë apartament

Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën në pesë qytetet më të shtrenjta të Europës...

4 mënyra se si të menaxhoni mirë një ambient toksik pune

Toksiciteti në mjedisin e punës jo vetëm që është në rritje, por ndikon thellësisht në shëndetin mendor dhe performancën e punëtorëve. Sipas hulumtimeve nga Universiteti...

Përmbytjet me 220 viktima në Valencia, shpërthejnë protestat/ Përleshje me policinë

Dhimbje dhe zemërim në Spanjë 11 ditë pas përmbytjes shkatërruese që gjunjëzoi zonën e Valencias. Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në Valencia të shtunën në...

Moment historik për The Beatles, nominohen në Grammy 2025 pas 27 vitesh

Për herë të parë pas 27 vitesh The Beatles janë nominuar më në fund për çmimet Grammy 2025. Hera e fundit ishte pjesëmarrja në...

Lajme të tjera

Web TV