Arrestohet kryeministri boshnjak, bleu respiratorë me çmim më të lartë se tregu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Bosnjë e Hercegovinës, Fadil Novaliç, është arrestuar këtë të enjten nga agjensia shtetërore e zbatimit të ligjit SIPA, së bashku me kreun e Mbrojtjes Civile dhe pronarin e një kompanie private.

Ata përfunduan pas hekurave pas hetimit për blerjen e respiratorëve për përballimin e COVID-19 me çmime më të larta se tregu.

Kryeministri Novaliç, Drejtori i Mbrojtjes Civile Fahrudin Solak  dhe drejtori i kompanisë “Srebrena malina” Fikret Hoxhiç janë marrë në pyetje për disa orë mbrëmjen e djeshme për blerjen e 100 respiratorëve në vlerën e 5.25 milionë eurove. Solak dhe Hoxhiç gjithashtu u mbajtën në zyrat e SIPA-s, ndërsa sot pritet që SIPA t’i dorëzojë në Prokurorinë BeH-së.

Hetimet kanë nisur prej mesit të muajit maj nga prokuroria e Bosnje-Hercegovinës, e cila ka njoftuar se të gjithë respiratorët në këtë rast janë gjetur, regjistruar dhe është kryer ekspertiza.

“Raporti i ekspertizës gjeti se ventilatorët e blerë nuk plotësonin as karakteristikat minimale të nevojshme për trajtimin adekuat të pacientëve në repartin e kujdesit intensiv, përfshirë pacientët me COVID-19. Prandaj, përdorimi i këtyre ventilatorëve në repartin e kujdesit intensiv nuk rekomandohet”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Bosnje-Hercegovinës./E.B./Fjala.al

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV