Rusia kërkon të joshë Kosovën, ofron ndryshimin e Rezolutës 1244 për të hyrë në dialog

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përcaktuar një person të posaçëm për dialogun dhe marrëveshjen që kërkohet të arrihet midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Miroslav Lajçak dhe Richard Grenell janë të dërguarit e posaçëm të Brukselit dhe Uashingtonit, të cilët pavarësisht insistimit, nuk kanë arritur të kthejnë palët në tryezën e bisedimeve.

E në këtë situatë, Rusia, një aktor i përhershëm në Ballkan, ka mbetur jashtë diskutimeve direkte në çështjen midis Kosovës dhe Serbisë. Por rusët kanë filluar të lëvizin dhe duket se po përpiqen të joshin Kosovën, e cila ka kundërshtuar vazhdimisht praninë e tyre në tryezë.

Në një intervistë për “Sputnik”, ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko tha se Rusia është gatshme të ndryshojë Rezolutën 1244* të OKB-së për Kosovën.

“Ne e respektojmë Rezolutën 1244 dhe nuk ka asnjë pozicion tjetër – ne respektojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Ne gjithmonë nisemi nga kjo. Ka shumë çështje në Rezolutën 1244 që kanë të bëjnë me institucionet e përkohshme, statusin e përkohshëm, aktivitetet ndërkombëtare, etj. Nëse do të arrihet një zgjidhje më e qëndrueshme midis Beogradit dhe Prishtinës, është e mundur që të ndryshohen disa pika të Rezolutës 1244, të cilat i referohen, për shembull, pranisë ndërkombëtare. Ne nuk mendojmë se KFOR-i ose EULEX-i apo disa institucione të tjera ndërkombëtare do të jenë prezent atje (në Kosovë) përgjithmonë. Kjo është arsyeja pse ndryshimet janë të mundshme”, ka deklaruar Kharchenko.

Sipas ambasadorit Kharchenko, “tani është shumë herët të flasim për detaje, sepse tani askush nuk mund të thotë saktësisht se çfarë është e mundur. Askush nuk mund të thotë me siguri kur do të ishte e mundur të fillonte një dialog midis Beogradit dhe Prishtinës.”

Lexo edhe :  Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por...

Ndërkohë sa i përket përfshirjes së Rusisë në dialog, Alexander Botsan-Kharchenko thotë se vendi i tij nuk po kërkon leje të marrë pjesë pasi si anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së është gjithnjë e pranishme në këtë çështje.

“Sigurisht, gjëja më e rëndësishme për ne është dëshira dhe interesi i Beogradit që Rusia të marrë pjesë në dialog “, përfundoi Botsan Kharchenko .

Republika e Kosovës ka kërkuar vazhdimisht anulimin e Rezolutës 1244 dhe largimin e misioneve të huaja nga territori i saj. Kërkesa e saj është mbështetur nga anëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurimit, si Mbretëria e Bashkuar, por kundërshtohet nga Rusia dhe Kina.

*Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit u miratua më 10 qershor 1999, pas marrëveshjes për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Kjo rezolutë e përcakton statusin politik të Kosovë si protektorat të OKB-së, dhe jep administrimin e Kosovës po kësaj organizate ndërkombëtare. Sipas kësaj rezolute OKB ka përgjegjësin për administratën civile kurse NATO për sigurinë në Kosovë. Edhe pse rezoluta e bën Kosovën protektorat të OKB-së, në këtë rezolutë disa herë përmendet se Kosova është pjesë e Jugosllavisë.

/Fjala.al

s.k

Të fundit

“Po bëni gjenocid!”/ Deputeti izraelit protestë në parlament, nxirret me forcë nga salla

Deputeti arabo-izraelit Ayman Odeh u përjashtua me forcë nga foltorja e Knesset-it pas një fjalimi të zjarrtë në të...

Kujdes nga kontrolli i tepërt ndaj fëmijëve, u shkaktoni atyre probleme psikologjike

Një prind shumë mbrojtës nuk është gjithmonë një prind që jep siguri. Këtë e sugjerojnë dy studime të fundit të realizuara nga Departamenti i Psikologjisë...

Manja: Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka njoftuar se në tetor të vitit të ardhshëm Tirana do të mirëpresë Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Botëror...

Vrasja në Madrid/ Kush ishte këshilltari presidencial ukrainas Andriy Portnov

Derisa po shkonte për të hipur në veturën e tij të tipit, Mercedes, pasi i kishte lënë fëmijët në një shkollë ndërkombëtare afër Madridit,...

Izraeli akuza të forta liderëve perëndimorë/ Jeni në anën e gabuar të historisë!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin kanadez Mark Carney. Në një video të publikuar në...

Lajme të tjera

Web TV