FOTO/ Shokon shkencëtari amerikan: Ky virus mund të vrasë gjysmën e popullsisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një virus apokaliptik nga fermat e pulave mund të zvogëlojë pandeminë e koronavirusit dhe njëkohësisht të vrasë gjysmën e popullatës në botë, ka paralajmëruar një shkencëtar.

Doktor Michael Greger pretendon se lidhja jonë e ngushtë me kafshët na bën të prekshëm ndaj llojit më të keq të epidemisë.

Koronavirusi u përhap në të gjithë botën si zjarr i egër dhe vrau më shumë se 364,000 njerëz, pasi besohet se u kalua te njerëzit nga lakuriqët.

Por autori i librit më të shitur ‘How To To Die’ thotë se murtaja e vërtetë që mund të zhdukë gjysmën prej nesh nuk ka ardhur akoma raporton The Sun.

Dr.Greger shkruan se “me pandemitë që përhapen në mënyrë eksplozive nga njeriu te njeriu, nuk është kurrë çështje nëse do ndodhë, por kur”.

Doktori ka shkruar një libër të ri të quajtur ‘How To Survive A Pandemic’ (Si t’i mbijetosh një pandemie), ku jep me detaje se “për sa kohë që ka shpendë, do të ketë pandemi”, duke shtuar: “Në fund të fundit, mund të jemi ne ose ata”.

Shkencëtari mbron idenë e një diete ushqimore të bazuar në bimë dhe parashikon që sëmundjet e transmetuara nga pulat pothuajse mund të na fshijnë si qenie.

Gripi i plulave:

Gjatë gripit të shpendëve H5NI në Hong Kong në 1997, qeveria u përpoq të vriste 1.3 milionë pula për të eliminuar virusin. Virusi asnjëherë nuk është eliminuar plotësisht pasi shpërthimet kanë ndodhur përsëri midis viteve 2003 dhe 2009 jashtë Kinës.

Por vegani, Dr.Greger thotë se fermat masive ku pulat jetojnë në hapësira të tilla të ngushta, nuk mund të rrokin krahët dhe niveli i lartë i amoniakut nga pikat e tyre janë një thelbi i krijimit të sëmundjeve.

Lexo edhe :  6,000 kamionë me ndihma janë gati për të hyrë në Gaza

Shkencëtari pretendon se duhet të kalojmë nga prodhimi masiv i pulave në tufa më të vogla, të cilat rriten në hapësira më pak të mbushura në natyrë, me higjienë më të mirë dhe pa përdorimin e anti-viraleve njerëzore. Ai  thotë se prodhimi i jonatyral i vezëve dhe praktikat e mbarështimit gjithashtu duhet të marrin fund.

Sidoqoftë, Dr.Greger paralajmëron me kujdes që edhe këto masa mund të mos jenë të mjaftueshme, pasi lidhja virale midis pulave dhe njerëzve në fund të fundit duhet të prishet.

Dr.Greger tha: “Sa më shumë kafshë e shpendë mbahen së bashku, aq më shumë përhapje mund të marrë virusi”.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV