Balla: Çdo gjë për të mbështetur familjet që kanë lidhur jetesën me prodhimin bujqësor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse kushtet atmosferike deri tani kanë qenë të përshtatshme, rritja e temperaturave në ditët në vijim kërkon marrjen e masave për të siguruar vaditjen e tokave bujqësore.

Kanali kryesor që vadit mijëra hektarë tokë bujqësore në Elbasan dhe Cërrik është pastruar dhe tashmë është gati për t’u ardhur në ndihmë fermerëve.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Gledian Llatja dhe inspektoi vijimin e punimeve tek diga e marrjes së ujit nga lumi Shkumbin dhe drejtimin e tij për në kanalin vaditës.

Në fjalën e tij Balla tha se duhet të bëjmë çdo gjë për të mbështetur familjet që e kanë lidhur jetesën e tyre në fshat dhe me prodhimin bujqësor.

“Pas disa ditësh hyjmë në një sezon në bujqësi ku kanalet vaditëse janë jetike dhe të gjitha prodhimet bujqësore të Elbasanit dhe Cërrikut varen nga ky kanal vaditës. Kanali Naum Panxhi është një kanal që furnizon me ujë vaditës mijëra hektarë tokë bujqësore. Edhe kanali tjetër, ai i Polis Tudan është po aq i rëndësishëm pasi një pjesë e fermerëve vadisin prej atij kanali.

Edhe mirëmbajtja e kanaleve dytësore është e domosdoshme ndaj dhe njësitë e mirëmbajtjes duhet të jenë në terren pasi situata post COVID-19 shton domosdoshmërinë e rritjes së prodhimit bujqësor në vend”, shkruan Balla.

Po ashtu sipas tij, “ne duhet të bëjmë çdo gjë për të mbështetur familjet që e kanë lidhur jetesën e tyre në fshat dhe me prodhimin bujqësor, sepse gjithë ai defiçit që është krijuar për shkak të pandemisë mund të rekuperohet sado pak me një rritje të prodhimit bujqësor. Në këtë kontekst përsëris thirrjen time për konsum të prodhimeve shqiptare”.

Lexo edhe :  Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Duke theksuar edhe një herë rëndësinë e kësaj periudhe për të konsumuar sa më shumë produkte shqiptare, Balla tha se mbështetja në bujqësi do të jetë edhe më e madhe./b.b/fjala.al/

Të fundit

E rëndë në Itali, gjendet e vdekur në pishinë volejbollistja 20-vjeçare

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin sportiv në Itali. Simona Cinà, 20-vjeçare dhe ish-lojtare e ekipit të volejbollit Acds...

Broja surprizon me klubin e ri, ja ku do të luajë futbollisti shqiptar këtë sezon

Armando Broja do të kryejë këtë fundjavë vizitat mjekësore me skuadrën e Burnley dhe do të firmosë një kontratë pesëvjeçare me klubin e Premier...

Temperaturat ekstreme “rrëzojnë” mijëra shqiptarë/ Urgjenca në alarm të vazhdueshëm

Mbi 100 mijë thirrje telefonike për ndihmë mjekësore i janë drejtuar Urgjencës Kombëtare gjatë muajve të verës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu,...

“Përvëlohet” veriu/ Vendet nordike regjistrojnë temperatura alarmante

Një valë e paprecedentë të nxehti ka përfshirë vendet nordike, duke përmbysur perceptimin e gjatë se klima në këto rajone mbetet e freskët dhe...

‘You lived a movie’/ Rikthimi i paharrueshëm i Dua Lipës në skenën kosovare

Faqja zyrtare e Sunny Hill ka ndarë një moment epik pas performancës së Dua Lipës në Prishtinë, duke e përshkruar koncertin si një përvojë...

Lajme të tjera

Web TV