Një nga destinacionet më të bukura, dikur Himara është quajtur “Vetëtimë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Himara është një qytet i vendosur në rrethin e Vlorës në jug të Shqipërisë. Himara si krahinë shtrihet në jug-perëndim të Shqipërisë në anë të bregdetit të detit Jon. Krahina e Himarës ka një sipërfaqe me gjatësi rreth 50 km dhe gjerësi rreth 10 km.

Rajoni është vend malor dhe karakterizohet nga male e kodrina që thepisen drejtpërdrejt në një det të kristaltë, dhe është një vend detar me klimë mesdhetare.

Por a e dini se në vitin 1927 Himarës iu ndryshua emri duke u quajtur “Vetëtimë”? Ky vendim, siç shkruan “Shqipëria e harruar” u mor nga një komision i posaçëm ku bënin pjesë të gjithë mësuesit e krahinës, me argumentin se fshati ndodhej buzë vargmaleve të ‘Acrocherauneve’ që do të thotë “Malet e Rrufeve apo Vetëtimave”

Ndërsa Marë është emër i njohur Shqip vajze në Himarë, në jug të Shqipërisë dhe në veri të saj.

Por emri Himarë, besohet se vjen nga emri i një kafshe të përmendur në mitologjinë e lashtë të quajtur Chimera e cila ishte një Luan ku në shpatullën e majtë të tij dilte koka e një Dragoi dhe në shpatullën tjetër koka e një dhie gjigande, ndërsa mbi shtyllën kurrizore ishte një gjarpër me dy koka që dilnin simetrikisht me tri kokat e tjera në trupin e kafshës gjigande.

E ndërtuar në pjesën jugore të bregdetit shqiptar, qyteza e Himarës ka qenë gjithmonë qendër e një zone që ka përfshirë jo vetëm fshatrat e jugut, por edhe Labërinë e Kurveleshin.

Ajo përmendet që në kohët e lashta ku paraardhësit ishin fisi Ilir i Kaonëve, por historia moderne duket se fillon në 1199, kur në qytet u vendos sundimi i Venedikasve. Kujtojmë se Himara është vendbanim biling, domethënë dygjuhësh./b.b/fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 18 Qershor 2025

Dashi Gjatë kësaj të mërkure duhet të shmangni tensionet dhe kompromiset, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Ata që kanë...

“Mos ma shit këtë lojtar!” Xabi Alonso i bën një kërkesë Perezit

Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato, klubi madrilen do bëjë edhe...

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Lajme të tjera

Web TV