Vrasja e tmerrshme e qytetarit amerikan, zemërim dhe protesta në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga protesta masive kundër dhunës së policisë, ndërsa presidenti Donald Trump ka kërcënuar të marrë kontrollin e Minneapolis, duke paralajmëruar ata që i quajti “rrugaçë”, se forcat do të qëllojnë ndaj grabitësve.

Qindra persona kanë protestuar duke kërkuar drejtësi për vdekjen e George Floyd. Në Minesota, Nju Nork, Atlanta, Los Angelos dhe në rajone të tjera janë parë valë arresti të dhunshme.

Një ish oficer policie është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e Floyd. Oficeri Derek Chauvin është polici që shihet në videon e xhiruar nga një kalimtar, duke mbajtur gjurin në qafën e viktimës, ndërkohë që George Floyd dëgjohet duke u ankuar se nuk merr dot frymë.

Videoja vazhdon mbi pesë minuta, kur George Floyd është i shtrirë përtokë dhe oficeri Derek Chauvin vazhdon ta mbajë nën kontroll me gjurin në qafë.

Ai akuzohet për vrasje me paramendim të gradës së tretë, si dhe vrasje pa paramendim. Minesota mbetet rajoni ku ka shpërthyer dhuna më e madhe.

Në Twin Cities të Minneapolis-Saint Paul, qytetarët thyen shtetrrethimin dhe dogjën qindra makina./b.b/fjala.al

https://www.facebook.com/portalifjala/videos/273457810514460/

Të fundit

Ju nuk jeni Kosova, as Shqipëria!

Nga Fejzo Subashi. Nëse edhe sot, nuk e vënë në efiçenc, deputetët e Parlamentit të Kosovës, të zgjedhur në shkurt...

26 korrik 1875/ Lindja e Gustav Jungut: Udhëtimi i mendjes drejt errësirës

Nga Leonard Veizi Në mëngjesin e qetë të 26 korrikut 1875, në brigjet e liqenit të Bodenit, në Kesswil të Zvicrës, lindi Karl Gustav Jung...

“Shuhet” tensioni mes Lautaros dhe Calhanoglu, turku drejt rinovimit me Interin

Paqja më në fund është rikthyer midis Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. Pas tensioneve pas Kupës së Botës për Klube dhe fjalëve të kapitenit...

Finlanda thyen rekordin e nxehtësisë, 14 ditë radhazi me temperatura mbi 30 gradë

Finlanda ka përjetuar periudhën më të gjatë të temperaturave mbi 30 gradë Celsius, duke thyer një rekord 50-vjeçar të temperaturës, tha të martën Instituti...

Parashikimi i motit për sot, 26 korrik 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet të jetë i kthjellët...

Lajme të tjera

Web TV