Rama: S’flas për zgjedhoren se kemi bërë pjesën tonë për 31 majin! Në Paris për punë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mos flasë për Reformën Zgjedhore, duke thënë se mazhoranca e ka bërë pjesën e saj për arritjen e konsensusit më 31 maj.

“Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj!

Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet”, shprehet Rama.

Ndërkohë ka pasur edhe një përgjigje për opozitën që e ka akuzuar se ka shkuar për fundjavë në Paris me charter personal.

“Unë s’jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe “shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë” ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnê ditë-natë! Pikë”./b.b/fjala.al/

Të fundit

Çarja e digës së HEC Sasaj, KLSH: Institucionet përgjegjëse asnjë kontroll ndër vite

Çarja e digës së hidrocentralit të Sasajt në Bunec, ka ardhur si pasojë e mungesës së kontrolleve nga institucionet...

Rama: Nuk do e sulmojmë SPAK, do e mbrojmë nga bufi dhe hyrja e vetes në qejf!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria nuk do të sulmojë apo kërcënojë SPAK, por do ta mbrojë atë me çdo kusht, duke kërkuar...

11 personazhe të famshëm që vendosën të largoheshin nga Hollywood për një jetë më të qetë

Janë të shumtë personat e famshëm që, pavarësisht jetës magjepsëse që u ofronte Hollywood- i, vendosën të shpërngulen në zona më të qeta, duke...

Televizionet shqiptare i kanë ‘ngritur traun’ çdo lloj llumi e deliranti

Dardan Malaj  Për disa K më shumë në Youtube, televizionet tona i kanë "ngritur traun" çdolloj llumi e deliranti! Nga emisionet e mëngjesit deri në ato...

Eksperti ngre alarmin: Vullkani mund të shpërthejë nga mali më i lartë në Spanjë

Luca D’Auria, drejtor i Zonës së Mbikëqyrjes Vullkanike në Institutin Vullkanologjik të Ishujve Kanarie (INVOLCAN), ka deklaruar se që nga viti 2016 në Tenerife...

Lajme të tjera

Web TV