“Zgjedhorja”, Vasili: Rilindja të heqë dorë nga shkatërrimi i reformës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, Petrit Vasili, reagon pas përfundimit pa konsensus të afatit fundor 31 majit, të caktuar nga vetë palët politike për përfundimin e reformës zgjedhore.

Ai thotë se ka zero kushte të reja nga opozita e bashkuar për reformën zgjedhore.

“Kushte të reja bllokuese të konsensusit nga hajdutët e zgjedhjeve të Dibrës, të zgjedhjeve 2017 dhe votimeve moniste të vitit 2019, për të legjitimuar vjedhjen e votave. Identifikimi biometrik dhe administrimi i zgjedhjeve që garanton votën e lirë nga vjedhjet janë aty prej javësh. Asnjë lëshim nuk do ti bëhet grabitjes së votave”, shkruan Vasili.

Ai shton se Rilindja kërkon të mbushë kutitë, të numërojë vetë dhe të nxjerrë po vetë rezultatin.

Sipas Vasilit, fajtore për shkatërrimin e zgjedhjeve është vetëm Rilindja që duhet të heqë dore menjëherë nga shkatërrimi i reformës zgjedhore./b.b/fjala.al

Të fundit

Horoskopi i ditës së shtunë, 12 prill 2025

Dashi Sot duhet t’i bëni vetes shumë pyetje të rëndësishme, Universi po ju shtyn në udhëtimin tuaj të vetë-zbulimit. Nëse...

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet", një luftëtar stealth F-35A i...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Lajme të tjera

Web TV