Reforma Zgjedhore/Komisioneri i BE: Palët politike të arrijnë marrëveshje

Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka reaguar sërish për reformën Zgjedhore në Shqipëri.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në ‘Twitter’, Varhelyi thotë se është thelbësore arritja e një marrëveshje mes palëve politike. Po sipas tij nëse humbet ky moment është për të ardhur keq.

“Unë i inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që përsëri të provojnë dhe të arrijnë një marrëveshje.

Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet të ofrohet do të ishte për të ardhur keq nëse humbej ky moment. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore”, thotë ai./b.b/fjala.al