Skandalet në shkolla/ Shahini shfaqet si feministe ekstreme: Fajin e kanë burrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skandalet e njëpasnjëshme të ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale në shkollat e Shqipërisë, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, i ka justifikuar me mentalitetin e burrave shqiptarë. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Shahini bëri përgjegjës burrat për ngacmimet dhe gratë që nuk i denoncojnë këto ngacmime.

“Më gjeni një grua që nuk është ngacmuar seksualisht në rrugë, në shkollë dhe në punë, me qëllim për t’u ofenduar. Gati gjysma e popullatës është ngacmuar njëherë në jetë, prap janë burrat që vazhdojnë ngacmojnë dhe prap gratë nuk denoncojnë”, tha Shahini.

Sa i përket skandalit më të fundit të një nxënëse të dhunuar seksualisht nga roja i shkollës në Tiranë, Shahini tha: “Ministria e Arsimit nuk do të prononcohet për raste specifike të abuzimit pasi kjo ndikon në riabuzimin duke identifikuar viktimën”.

Në pjesën kryesore të fjalimit, ministrja Shahini u fokusua në kritikat për organizatat e shoqërisë civile dhe mediat në Shqipëri që, sipas saj, nuk bëjnë aq sa duhet për të mbrojtur grupet e brishta dhe madje ndikojnë abuzivisht në identifikimin e viktimave të dhunës seksuale.

Të fundit

Aksident në aksin Laç-Mamurras, plagosen tre persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e vjetër, që lidh Laçin me Mamurrasin, ku një prej automjeteve është...

Ulsi Manja ka gati emrat e zyrtarëve në burgun e Drenovës

Telefoni që iu gjet Laert Haxhiut në qeli u “hëngri kokën” zyrtarëve të lartë të burgut të Drenovës. Një ditë më parë, Drejtoria e...

Mungon vetëm zyrtarizimi, Victor Gyokeres drejt transferimit tek gjiganti londinez

Arsenali është afër transferimit të Gyokeres nga Sportingu i Lisbonës. Sipas “The Athletic”, në fakt, klubi anglez ka arritur një marrëveshje të plotë me...

Persona të paidentifikuar bëjnë “copë e çikë” varrin në Sarandë

Një akt brutal është regjistruar ditën e sotme në fshatin Vrion në bashkinë Finiq, ku një varr është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Në...

6 korrik 1943 – Masakra e Borovës: Kujtesa për 107 të vrarët e të djegurit pa faj

Nga Leonard Veizi Në mesin e verës së një Europe që digjej nga flakët e Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria zinte vetëm një cep të...

Lajme të tjera

Web TV