Përdhunimi i 15-vjeçares/Manja i ashpër: Krimet ndaj të miturve të dënohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, duke folur për rastin e rëndë të përdhunimit të një 15-vjeçareje nga roja i shkollës në Babrru të Tiranës, deklaroi se duhen ndërhyrje në Kodin Penal, që të dënohen më ashpër abuzuesit ndaj të miturve.

Manja u shpreh se do të propozojë që të akuzuarit për vepra penale ndaj të miturve dhe dhunë në familje, të mos përfitojnë gjykim të shkurtuar.

“Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit është një prioritet i Shqipërisë. Na duhet profesionalizmi i prokurorëve. Kodi Penal parashikon dënime të ashpra për personat që kryejnë krime ndaj të miturve. Ne kemi ndryshuar disa herë Kodin Penal dhe gjykatat duhet që të ngrihen në nivelin e përgjegjësisë.

Do të shikojmë që mos të ketë gjykime të shkurtuara, për rastet e krimeve ndaj të miturve dhe për dhunën në familje. Kjo është iniciativë e imja dhe do ta konsultojmë me Ministrinë e Drejtësisë, që ka rol kryesor në këtë proces. Të ashpërsohen dënimet për veprat ndaj të miturve”, tha Manja./B.L/fjala.al

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV