“Më bëri video dhe më kërcënoi”, trondit shqiptarja që u përdhunua nga ‘Dragoi Kavos’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

34-vjeçarja shqiptare që u abuzua seksualisht nga Dimitris Aspiotis, njohur si ‘Dragoi i Kavos’, në Korfuz ka bërë një dëshmi tronditëse.

Nga emisioni “Me ty”, gruaja përshkruan makthin që ka përjetuar në duart e 47-vjeçarit në Korfuz, i cili  ka vuajtur dënimet me burg për përdhunim.

“Ai më rrahu, abuzoi me egërsi, më bëri video dhe më kërcënoi të më vriste”,-tha shqiptarja në një deklaratë.

Ndërsa ka folur për policinë, 34-vjeçarja ka thënë se  i akuzuari u shfaq në shtëpinë ku ajo po qëndronte me partnerin e saj pasditen e 4 majit.

“Unë e kuptova kush është ai sepse është mik me partnerin tim në Facebook. Unë nuk e doja atë burrë në shtëpinë time, sepse mësova se ai kishte përdhunuar dy gra angleze në të kaluarën , ” tha ajo.

“Unë isha në gjumë dhe papritmas u zgjova. Pashë që partneri im nuk ishte ne shtëpi. Dikush  trokiti në derë kur e hapa pashë këtë person. U largua dhe pas pak u kthye përsëri.  Më tha se partneri im kishte pirë dhe ishte dehur dhe ne duhej të shkonim ta merrnim. Ne ecëm për një kohë të gjatë dhe ai më ndërroi rrugën duke me kaluar nga një rrugë e ndotur. Aty unë u tremba,  më nisi makthi dhe pyesja me vete se ku shkonim.

Në këtë moment më kapi për flokësh dhe më goditi disa herë në kokë” ,-tha ajo në dëshminë e saj për fillimin e sulmit nga 47-vjeçari.

Më tej shqiptarja shtoi se ai e çoi në fshat në një kasolle dhe të nesërmen i akuzuari e përdhunoi egërsisht.

Duke folur në emisionin “Me ty”, avokati i 47-vjeçarit përcolli mendimin e të pandehurit se ai ishte i pafajshëm. Greku pretendon se akti seksual ishte konsensual dhe se ai po ndiqet penalisht për të kaluarën e tij gjyqësore, si nga media greke ashtu edhe nga ajo britanike.

Lexo edhe :  Revoltë 9 mujore në Serbi! Arrestime dhe dhunë. Si do mbyllet kjo histori?

“Ai ka vuajtur dënimin e tij dhe po përpiqet të bëjë një fillim të ri,” –deklaroi avokati i 47-vjeçarit për klientin e tij.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV