59 vjeçarja gjen punën e ëndrrave: Poston foto në rrjetet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me shaka apo pa shaka, sot rrjetet sociale po shndërrohen në burim të ardhurash, edhe për ata që modelingun nuk e kanë në profesion.

Kështu ka ndodhur me gjyshen 59 vjeçare, e cila thotë se e bija ja mbushi mendjen që të heqë dorë nga puna e mëparshme dhe të fokusohet tek ajo që e quan “punë më kohë të plotë”.

Sandra Maria Brook e ndan kohën e saj mes Portugalisë dhe Amsterdamit dhe thotë se vetëm pse poston foto në ëebsajtin OnlyFans, siguron të ardhura prej 1500 eurosh në muaj, më shumë nga puna e saj e mëparshme.

Në Instagram ajo ka 11 mijë ndjekësa dhe njihet me përshkrimin “gjyshja”. Aty, Sandra poston foto pikante dhe me veshje apo pozicione provokuese.

Më herët, 59 vjecarja ka punuar si masazhatore, trajnere personale dhe koreografe. Yaela, vajza e saj, e bindi të ëmën të postojë foto në OnlyFans, pasi ajo vetë po fitonte shuma marramendëse falë 434 mijë ndjekësve të saj.

Teksa ishin me pushime, ajo bindi edhe të ëmën të bëjë të njëjtën punë. Kështu, Sandra mund të kujdeset edhe për nipin e saj, ta cojë në shkollë apo të gatuajë për të.

Edhe gjatë muajve të pandemisë, Sandra siguronte paratë e nevojshme, pa qënë nevoja as të dilte nga shtëpia.

E për cudi, fansat e rinj në moshë janë ata që tërhiqen më shumë nga fotot seksi që 59 vjecarja poston në Instagram./Fjala.al/k.b

Burimi: Mirror 

Të fundit

Ngjarja në Mat/ Autori i dyshuar, dëshmitar okular në atentatin ndaj Azem Hajdarit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e të riut Renis Dobra pranë liqenit të Shkopetit mëngjesin...

Franca lëshon alarmin: Rusia gati për luftë, rrezik në Ballkan

Franca ka bërë një rishikim strategjik kombëtar, në të cilin lëshohet alarmi për rrezikun e një lufte në Evropë. Kërcënimi serioz, si ushtarak dhe...

Komentet e turistëve të huaj: Shqipëria e lirë, por benzina…

Nami i mirë në Itali na ka dalë e kurioziteti edhe më i fortë nga turistët e vendit fqinj po vijon edhe këtë vit. Emi,...

“Kur hyn Shqipëria në BE? Mund të ndodhë në 2030!”

Ekspert i Integrimit Gledis Gjipali ka deklaruar se gjasat që Shqipëria, të futet në BE deri në 2030 janë të mëdha. I ftuar ditën...

“Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime”

Juristi Romeo Kara, ka deklaruar se PD nuk ka asnjë shans për ndryshim apo për të ardhur në pushtet për sa kohë drejtohet nga...

Lajme të tjera

Web TV