Arkeologët zbulojnë detaje të hollësishme të një qyteti antik romak… pa gërmuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti antik romak Falerii Novi  gjendej dikur rreth 31 milje në veri të Romës, por  u varros përfundimisht me kalimin e kohës.

Tani, studiuesit që përdorin radarin e përparuar të depërtimit në tokë kanë arritur ta hartografojnë për të parën herë të gjithë qytetin e varrosur në tokë, si dhe të zbulojnë detaje mahnitëse.

Arkeologëve nuk u është kërkuar asnjë gërmim për të parë qytetin nëpër shtresat e tokës. Ata, madje, ishin në gjendje të shihnin evoluimin e qytetit nga koha kur u ndërtua dhe u pushtua në 241 para Krishtit, derisa u braktis në periudhën e hershme mesjetare.

Ata besojnë se kjo mund të revolucionarizojë studimin e vendbanimeve të lashta romake  nën rrugët dhe ndërtesat e qytetit.

Studimi u botua këtë javë, të hënën, në revistën “Antikiteti”. Falerii Novi është i njohur nga të dhënat historike dhe është studiuar më parë, duke përdorur teknika të tjera, si variacionet magnetike në tokë, për shkak të aktiviteteve antike të quajtur magnetometri.

Por kjo analizë dhe teknikë e re zbuloi aspekte të Falerii Novit që kurrë nuk njiheshin më parë. Radari depërtues në tokë zbuloi se Falerii Novi kishte një rrjet tubash uji, një treg, tempull, kompleks banjosh dhe një monument publik.

Paraqitja dhe modelimi i këtij qyteti romak të veçantë, ishte i ndryshëm nga Pompei dhe qytetet e tjera që janë studiuar ndër vite. Edhe pse ky qytet ishte më pak se gjysma e madhësisë së Pompeit, tempulli i tij, ndërtimi i tregut dhe kompleksi i banjës janë më të hollësishme nga sa prisnin studiuesit.

Pamjet madje treguan se një rrjet tubash uji kalonte nën blloqet dhe rrugët e qytetit, të lidhura me një ndërtesë të madhe formë drejtkëndëshe, e cila mbarte dikur një pishinë të hapur, si pjesë e një kompleksi banjosh publike.

Monumenti publik që zbuluan është ndryshe nga gjithçka që studiuesit kanë parë ndonjëherë. E vendosur afër portës veriore të qytetit, një palë struktura të mëdha përballen me njëra-tjetrën brenda një rrugëkalimi të mbuluar që përmban një rresht kolonash poshtë qendrës.

Falerii Novi ishte më pak i standardizuar se qytetet e tjera romake. Ky është konstatimi i studiuesve teksa bazohen tek aspektet unike të dizajnit romak. “Niveli mahnitës i detajeve që kemi arritur të zbulojmë në Falerii Novi, dhe tiparet befasuese, sugjerojnë që ky lloj studimi mund të transformojë mënyrën se si arkeologët hetojnë vendet urbane, si entitete totale”, tha Martin Millet, autor studimi dhe profesor i arkeologjisë klasike në Universitetin e Kembrixhit.

Lexo edhe :  San Francisko “E enjtja e përgjakshme”, greva që ndryshoi historinë e punëtorëve portualë

Duke parë të kaluarën

Përparimet e bëra kohët e fundit në teknologjinë e radarit që depërton në tokë, u lejuan studiuesve të hartografonin tërësinë e 75 hektarëve të qytetit në rezolucion të lartë. Ngjashëm me radarin, ky sistem depërtues në tokë dërgon valë radioje në tokë, të cilat përplasen dhe bëjnë që objektet të kërcejnë.

Jehona e tyre krijon një pamje të asaj që është në tokë në thellësi të ndryshme. Duke përdorur një automjet të të gjithë terrenit të quajtur një biçikletë kuadratike, studiuesit tërhoqën instrumentet e tyre mbi tokë.

Instrumentet merrnin lexime në çdo 5 inç. Radari që depërton në tokë nuk është i ri. Në fakt, radari është përdorur që nga viti 1910. Por teknologjia në ditët e sotme është më e shpejtë dhe rezolucioni është gjithashtu më i lartë.

Ishin pikërisht këto facilitete që u mundësuan studiuesve të hartografonin në mënyrë të shpejtë qytetin. Millett tha se rezolucioni është aq i lartë, sa “ju mund të shihni një tipar si një kolonë (8-12 inç) në tokë (nën 6,5 metra).

Edhe pse është përdorur si një metodë kërkimi për gjetjen e vendeve të humbura në kohë, funksionon më mirë për të eksploruar detajet e tyre, u shpreh Millet. Sidoqoftë, sasia e pamasë e të dhënave të mbledhura nga instrumentet kërkon më shumë kohë për t’u përpunuar.

Çdo 2,5 hektarë kërkon rreth 20 orë përpunim, kështu që studiuesit nuk kanë përfunduar ende kërkimin e të gjithë të dhënave të qytetit antik romak Falerii Novi. Për të përpunuar sa më shumë të dhëna në të ardhmen, studiuesit po përpiqen të vijnë me disa zgjidhje të automatizuara.

Ata e kanë parashikuar përfundimin e përpunimit të të dhënave brenda vitit të ardhshëm, tha Millet. Më parë, Millet dhe kolegët e tij përdorën teknikën e tyre për të studiuar vende të tjera të varrosura në Itali dhe North Yorkshire të Anglisë.

“Është emocionuese të mendosh se GPR po përdoret për të studiuar një qytet të madh si Mileti në Turqi, Nikopolis në Greqi ose Cyrene në Libi”, tha Millet. “Ne kemi akoma kaq shumë për të mësuar rreth jetës urbane romake dhe kjo teknologji do të hapë mundësi të pashembullta për dekadat e ardhshme.”

 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV