Publikohet foto e rrallë e Ibrahim Rugovës, ja si dukej në rini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme është bërë publike një foto e rrallë e Ibrahim Rugovës kur ka qenë i ri. Pa shallin që e karakterizonte dhe e bënte të dallueshëm nga çdo person tjetër, Presidenti i parë i Kosovës në moshë të re dukej shumë ndryshe nga imazhi që ndodhet në memorien e të gjithëve.

Kjo foto është bërë publike nga Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi.

Rugova është një nga politikanët e parë që vazhdon të qëndrojë në memorien e shqiptarëve të Kosovës, por jo vetëm, ndonëse ka shërbyer përpara shumë viteve.

Ai ishte bashkëthemelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ishte lëvizja e parë demokratike gjithë popullore ne Kosove qe udhëhoqi popullin e Kosovës drejt rrugës për Liri, Pavarësi e Demokraci dhe qe më vonë do te transformohej ne Parti Politike dhe Rugova ishte kryetar i saj qe nga themelimi i saj më 23 dhjetor të vitit 1989 deri më 21 janar të vitit 2006 kur ndërroi jetë.

Ibrahim Rugova udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi, që avokoi një rezistencë paqësore ndaj sundimin jugosllav dhe loboi për mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës.

Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur “Ati i Kombit” dhe “Gandi i Ballkanit”, ndërsa pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës.re.gu/Fjala.al/

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV