Balla: Si e dorëzoi Nano detyrën dhe si e dorëzoi Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Taulant Balla më shumë se një herë gjatë intervistës në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  bëri Berishën fajtor  për situate të ndryshme në Shqipëri. Sipas tij Berisha dhe Rama  ndryshojnë shumë në mënyrën se si qeverisin. Për këtë ai mori si shembull mënyrën e dorëzimit të detyrës së dy kryeministrave: Fatos Nanos dhe Sali Berishës.

-Më lejo t’iu jap një shembull historik dhe shumë domethënës. Në vitin 2005 PS humbi zgjedhjet. Unë kam qenë anëtar i kabinetit të kryeministrit Fatos Nano. Dhe kryeministri Fatos Nano pas balotazhit të fundit zgjedhor porositi që të bëheshin gjithë procedurat siç i ka hije shtetit shqiptar. Në dosjet e çdo ministri dhe në tavolinën e kryeministrit kishte një dosje në mos gaboj 1134 faqe me të gjithë informacionin e nevojshëm të të gjitha projekteve , të të gjitha akteve pa asnjë sekondë ndërprerje. Ndërsa kur Edi Rama mori detyrën e kryeministrit, në 15 shtator 2013 në dollapët dhe tavolinën e kryeministrit nuk kishte qoftë edhe një informacion se ku ishin dhe ku kishin mbetur projektet. Në vitin 2013 teksa PD u largua nga qeverisja, udhëheqësi i tyre historik predikonte se qeveria që erdhi me Edi Ramën do të binte brenda gjashtë muajve sepse gropat financiare të lëna pas nga qeveria e tij ishin aq të mëdha, do të rrëzonin qeverinë Rama. /Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=1AsEgjZW2c4

 

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV