Taulant Balla: PS synon mandatin e tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk janë të paktë ata drejtues në PS që e kanë shfaqur synim fitoren e mandatit  të tretë të Partisë Socialiste. Në fakt në këto 30 vite, asnjë forcë politike nuk ka fituar 3 mandate. PD qeverisi nga 1992 deri në 1997. PS qeverisi nga 1997 deri në 2005. PD qeverisi nga 2005 deri në 2013 dhe PS qeverisi nga 2013 e në vijim. Kjo ka krijuar  një perceptim që në Shqipëri një forcë politike qeveris vetëm dy mandate. Por PS synon ta prishë këtë rregull. Edhe Taulant Balla gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, në grupin mediatik “FJALA” , tha se PS synon dhe do t’a arrijë këtë duke duke marrë si shembull partinë e Angela Merkel në Gjermani.

 -Në këto 30 vjet asnjë forcë politike nuk e ka fituar mandatin e tretë. Ju do prishni rregullin me atë që e keni kthyer si synim, fitoren e mandatit të tretë?

-Pse ka ndonjë rregull?

-Është rregull i pashkruar.

-Nuk është rregull i pashkruar, është kur qeveritë nuk realizojnë, ato zëvendësohen. Kur qeveritë realizojnë përtej pritshmërive, ato rikonfirmohen. Angela Merkel e cila është në përfundim të mandatit të katërt të saj në krye të qeverisë gjermane, është sot politikania më e besuar në Gjermani për një mandat të pestë. Unë mendoj që energjia dhe forca qeverisëse e Partisë Socialiste dhe Edi Ramës kryeministër është sot nevojë për të vijuar transformime të mëtejshme të Shqipërisë. /Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=8ugQg5vEZcE

Të fundit

OBSH jep alarmin/ 1 në 4 të rinj europianë përdorues të alkoolit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për nivelin shqetësues të konsumit të alkoolit në Europë, veçanërisht tek...

Çfarë pritet të ndodhë me çmimet e iPhone

Apple planifikon të zhvendosë montimin e të gjithë iPhone-ve nga Kina në Indi në dritën e tensioneve të përshkallëzuara tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit,...

Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut

E mbajtur jashtë në Sheshin e Shën Pjetrit, mesha për udhëheqësin e ndjerë të Kishës Katolike u ndoq nga dhjetëra mijëra njerëz dhe më...

“Berisha nuk është kot në politikë prej kaq vitesh”/ Deputeti demokrat zbulon prapaskenat

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar një foto të...

Fitimet e Tesla bien me 71 për qind

Fitimet e Tesla ranë me 71 për qind gjatë tre muajve të parë të këtij viti, sipas një njoftimi mbi të ardhurat të publikuar...

Lajme të tjera

Web TV