Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar sot të gjithë anëtarët e partisë më të madhe në vend, Partisë Socialiste në ditëlindjen e 29-të.
Balla thotë se PS-ja ka qenë dhe është gjithmonë në anën e duhur të historisë së Shqipërisë për një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar.
“Gëzuar ditëlindjen e 29-të Partisë Socialiste???, forcës më të madhe politike të shqiptarëve??, forca kryesore që spikat në përpjekjen dhe orjentimin pro-europeist për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.
Partia Socialiste në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet në anën e duhur të historisë së Shqipërisë, për një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar.
Urime të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste???!”, shkruan Balla./Bl.Ba/Fjala.al