‘Plas’ mes FSHF dhe Digitalb-it, Federata i heq te drejtën e transmetimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Platforma “Digitalb” humb të drejtën e transmetimit  të ndeshjeve të javës së 29-ë të Kategorisë Superiore dhe takimeve të Kupës së Shqipërisë.

Vendimi është bërë publik në media nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit.

Në njoftimin e përndarë për median sqarohet se vendimi vjen pasi “Digitalb” nuk ka dhënë asnjë përgjigje për shlyerjen e borxhit të akumuluar.

FSHF sqaron gjithë sportdashësit se ndeshjet do të transmetohen pa pagesë në faqen zyrtare të FSHF, duke konfirmuar kështu krisjen me platformën televizive.

Postimi i plotë i FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë opinionin publik lidhur me çështjen e transmetimit të ndeshjeve te Kategorisë Superiore. Duke filluar nga ndeshja e ditës së diel, datë 14.06.2020 mes Partizanit dhe Luftëtarit, FSHF ka vendosur pezullimin e transmetimit te ndeshjeve te javës së 29-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë nga shoqëria “Digitalb”.

Ky vendim vjen si pasojë e neglizhencës kontraktore nga ana e subjektit të licencuar për zbatimin e kushteve të dakordësuara në kontratë dhe ezaurimit të të gjitha hapave të nevojshme ligjore. Më konkretisht, përmes njoftimeve Nr. 725 Prot. datë 17.05.2019, Nr.1099 Prot. datë 02.09.2019 dhe Nr.337 Prot. datë 09.03.2020 me lëndë “Përmbushje detyrimi” FSHF ka kërkuar pagimin e shumës së akumuluar si pasojë e mospagesës, por pa pasur asnjë përgjigje zyrtare nga ana e “Digitalb”.

Pavarësisht sa më sipër, duke mos dashur “black-out”-in e aktivitetit futbollistik FSHF ka propozuar më datë 04.06.2020 një skedul pagesash për të amortizuar borxhin duke vendosur një afat të arsyeshëm për pagimin e tyre. Me kalimin e këtij afati dhe në mungesë të një përgjigje zyrtare, FSHF njofton me keqardhje se është e detyruar të pezullojë transmetimin për “Digitalb”. Pa paragjykuar hapat e nevojshëm ligjor, ky ndalim i transmetimit do të vijojë deri në përmbushjen e detyrimeve kontraktore.

Lexo edhe :  "Ju tregoj kush ishte lojtari që Ferguson e trajtonte si djalin e vet"

FSHF dëshiron të nënvizojë se borxhi i akumuluar është i konsiderueshëm dhe se në kushtet kur këto janë të ardhura të drejtpërdrejta të klubeve anëtare, të cilat privohen padrejtësisht prej tyre, aq më shumë në situatën e vështire ekonomike të shkaktuar nga përhapja e COVID-19.

Sakaq, krahas përpjekjeve për kapërcimin e kësaj situate, FSHF ka marrë përsipër kostot për transmetimin e ndeshjeve në faqen e saj zyrtare në internet www.fshf.org pa pagesë në mënyrë që futbolldashësit shqiptarë të mos humbasin mundësinë për të ndjekur skuadrat e tyre të zemrës.

 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Reagon ashpër ish-ministri i drejtësisë: Problemet që Kodi i ri penal nuk i zgjidh

Ai ka ngritur sërish shqetësimin, sepse jo vetëm që nuk zgjidh disa probleme në Shqipëri, por i përkeqëson ato. Ish-ministri...

Denigronte me statuse dhe fjalë fyese ish-gruan në Facebook/Shpallet në kërkim 37-vjeçari

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një 37-vjeçar nga Rrësheni, i cili akuzohet se në profilin që administron në rrjetin social Facebook, publikonte...

“Asist” tjetër për Jasharin, Igli Tare projekton shitjen e mesfushorit të Milanit

Ismail Benaser shikohet si si lojtari i radhës që mund të shitet nga Milani. Mesfushori nga Algjeria ka ndërruar kompaninë e menaxhimit duke firmosur...

Panik në fluturim/ Turbulencat e forta shkaktojnë lëndimin e 25 pasagjerëve

Njëzet e pesë pasagjerë u plagosën në një fluturim të Delta kur turbulenca të forta goditën aeroplanin, duke e detyruar atë të ulej. Aeroplani u nis nga Salt...

KAS i kalon ‘topin’Celibashit/ Mosrregullsi në Fier, kërkohet hetim për numëruesit

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve i ka kërkuar kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit që të hetojë numëruesit e votave nga zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV