Ish-deputetja nxjerr testin e matematikës: Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, denoncon se teza e provimit të matematikës të Maturës Shtetore është zbuluar para se të niste provimi ditën e sotme.

Teksa publikon gjithë tezën në “facebook”, Vokshi shkruan se ministrja Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi për këtë, pasi sipas saj, tha se “testi i matematikës është hermetik, se janë marrë masa të mos dalë”.

“Edhe #testin e #matematikës opozita e nxori? U tha me bujë të madhe nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testi i matematikës është hermetik se janë marre masa të mos dalë dhe të tjera broçkulla si këto.

Ka 3 ditë që për të mbuluar dështimin e saj, sulmon opozitën, por prapë dështoi.

Thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë show me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave dhe çfarë bëri? Asgjë!

Turi mund t’ia kishte dalë mbanë kësaj situate më mirë sesa e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama. Testi i matematikës është zbuluar dhe Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi”, shkruan Vokshi.

Më herët, ka qenë kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, i cili ka denoncuar se është publikuar para se të zhvillohej provimi, pyetjet e testit të gjuhës Shqipë dhe Letërsisë, me qëllim për të fituar votues./Bl.Ba/Fjala.al

Skandali përsëritet/Del testi i matematikës sapo maturantët nisin provimin

Të fundit

Vajza shpërthen në lot në vendin ku u vra nëna: Babai ishte xheloz

Mariola Nakoleci, 36 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve, është vrarë nga bashkëshorti i saj në zonën e Volosit...

“Në Shqipëri ka qenë me kartelë”, flet daja i autorit të krimit tronditës në Greqi

Daja i autorit të krimit të rëndë në Volos të Greqisë, i bën thirrje nipit të tij Pandeli Nakoleci që të dorëzohet në polici. Ai...

Eberechi Eze transferohet tek Arsenali për 65 milionë euro

Arsenali ka siguruar një nga transferimet më të bujshme të merkatos verore. Crystal Palace ka pranuar ofertën prej 65 milionë eurosh për Eberechi Eze,...

Videoja pas ngjarjes në Volos: vajza shqiptare sheh gjakun e nënës në shtëpi

Mediat greke kanë publikuar momentin kur vajza e 36-vjeçares shqiptare Marjeta Nikoleci, e cila u vra mbrëmjen e djeshme në Volos të Greqisë nga...

SPAK: Po hetojmë tre deputetë dhe një ish-ministër

Tre deputetë në detyrë, një ish-deputet dhe një ish-ministër janë në mesin e personave që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme, mes 14 zyrtarëve...

Lajme të tjera

Web TV