PD: E konfirmoi Venecia, presidenti nuk iu nënshtrua presionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Opinionet e fundit të Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese dhe për ligjin e censurës së medias, provuan se 15 kushtet e integrimit nuk janë për Shqipërinë, por për Edi Ramën” deklaroi sot Partia Demokratike.

Në një prononcim për median,  nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho komisioni i Venecias konfirmoi dje se  “Presidenti ka meritën se qëndroi në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk iu nënshtrua presionit kriminal të regjimit në ikje për kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe “frenoi  tentativën antidemokratike kryeministrit të kalbur nga korrupsioni 8 vjeçar”

Për të fshehur të vërteta e keqqeverisjes së tij, Edi Rama tentoi t’i mbyllë gojën medias me ligjin e censurës. Njeriu që kontrollon pjesën më të madhe të televizioneve, me ligjin antidemokratik të censurës tentoi të mbajë nën presion edhe median online” u shpreh Spaho.

Për PD-në  vetmja rrugë për të zhbllokuar rrugën e integrimit europian është një parlament dhe një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme. Ato janë hapi i parë dhe më i sigurt për të bërë Shqipërinë si Europa.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër–Velipojë, në zonën e Bërdicës. Sipas informacioneve...

Rama ndan videon nga aeroporti i Vlorës: Edhe tre ditë nga ulja e avionit të parë

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më parë, më 8 Maj do të realizohet fluturimi testues në aeroportin e Vlorës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë...

“Të përshpejtojmë tharjen e kënetës”- Rama mesazh për emigrantët ne Greqi

Kreu i PS dhe kryeministri, Edi Rama përcolli një mesazh për të gjithë emigrantët në Greqi, që të marrin zarfet, ti plotësojnë dhe ti...

Gonxhja njofton hapjen e sezonit turistik: Ja oraret për të vizituar muzetë, kalatë…

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, përmes një video promovuese, njofton nisjen e sezonit turistik 2025 dhe oraret për të vizituar muzetë,...

Cigaret elektronike i kthejnë mushkritë në ‘kokoshka’

Po, cigaret elektronike janë toksike. Një adoleshent në SHBA zhvilloi një sëmundje të quajtur “popcorn lung” (mushkritë kokoshka) pasi kishte përdorur fshehurazi cigaret elektronike për...

Lajme të tjera

Web TV