Vota e emigrantëve/Rama mbledh online Këshillin Koordinues të Diasporës: S’na mungon vullneti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Këshillin Koordinues të Diasporës lidhur me votën e emigrantëve në Reformën Zgjedhore.

Në takim, kryeministri sqaroi se për këtë objektiv të veçantë për mazhorancën shqiptare është punuar paralelisht Reformës Zgjedhore dhe nuk mungon vullneti politik për ta realizuar.

Po ashtu ai ka thënë se gjithashtu vota e diasporës është një objektiv strategjik për mjedisin e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri por Reforma Zgjedhor aktuale është një proces i vonuar.

Është diskutimi për hartimin nga shteti shqiptar, që janë me banim jashtë vendit, dhe natyrisht duhet një sqarim mbi procesin e deritanishëm. Faktikisht edhe mbi rrethanat aktuale në një kontekst më të gjerë se sa kjo çështje.

Për këtë arsye, janë ftuar këtu edhe disa prej ministrave të cilët në një mënyrë apo tjetër janë përfshirë në këtë proces, dhe ndërkohë ajo çka dua të them është se së pari ky është një angazhim i programuar dhe publik i marrë prej nesh,.

Së dyti ne kemi punuar në funksion për këtë angazhim paralelisht me procesin politik i cili për shumë arsye është një proces shumë i vonuar për reformën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme.

Dhe së treti për të nënvizuar që ne as na ka munguar as na mungon për ta realizuar këtë objektiv. Është një objektiv që në këndvështrimin tonë ka rëndësi të veçantë.

Një prej objektivave strategjike që lidhen me kornizën dhe mjedisin e zgjedhjeve në Shqipëri. Natyrisht që unë e kam ndjekur gjithë përpjekjen tuaj edhe diskutimet.

Më vjen mirë që kontakti me qeverinë drejtpërdrejt nuk ka munguar, si rezultat i angazhimit të ministrit Majko.

Më vjen keq që keni vënë në dyshim vullnetin tonë, por është e kapërcyeshme. Për më tutje mendoj që të marrin fjalën të tjerët.

Nëse ju dëshironi të flisni paraprakisht nëpërmjet njërit prej jush, është ok për mua. Kush do të bëjë një përmbledhje, kryetari ynë i grupit dhe i vetë komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore është përsëri ok për mua. Zgjedhja është juaji.”- tha Rama.

Lexo edhe :  “S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Berisha mbyll fushatën e Durrësit: Nuk do gjeni as vrimë miu! Kush prek votën…

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi takimin...

Intervista e mbrëmjes, Rama: Do mbyllim negociatat në 2027. Nuk e them unë, por vetë BE

Kryeministri Edi Rama, në emisionin "Repolitix" në Report TV, tha se nuk është ai që ka thotë se negociatat do të mbyllen në vitin...

“Kemi 40 mijë vota në Tiranë”, Tedi Blushi: Ilir Meta, kandidati më i votuar në Shqipëri

Partia e Lirisë synon të marrë 40 mijë vota në Tiranë. Kështu u shpreh kandidati i kësaj partie, Tedi Blushi, i cili është në listën...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Letrat e fundit në ishull, zbulohen detaje të reja për vdekjen e Napoleon Bonapartit

Napoleon Bonaparti ishte një oficer ushtarak dhe politikan francez, një gjeneral i shquar gjatë Revolucionit Francez dhe Perandor i Francës. Figura historike e tij...

Lajme të tjera

Web TV