Pandeli Majko: Pa të ardhurat nga emigrantët ekonomia jonë do binte më keq se në krizën e 97-ës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko deklaroi se nëse nuk do të ishin emigrantët, ekonomia shqiptare do të binte më keq se në krizën e vitit 1997.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’, Majko sqaroi se gjithë oksigjeni i ekonomisë shqiptare lidhet absolutisht me remitancat.

“Tani ne po integrohemi në një mënyrë të padukshme nga shtetasit tanë jashtë vendit. Ata vijnë në pushimet e verës, dërgojnë paratë. Ekonomia e shqiptarëve, t’i heqësh tullën e remitancave, bie më keq se në krizën e ’97-ës. Gjithë oksigjeni i ekonomisë shqiptare lidhet absolutisht me remitancat.

Kur e fillova kishte vetëm një nen për interesat e diasporës, sot që flasim ka shumë ndryshime. Është në histori politike shtetërore, që ka ndryshuar. Kjo u tregua më shumë gjatë kohës së koronavirusit. Njerëzit panë mjek, ekspertë, personalitete, studiues, që folën në kushtet e izolimit.

Në fakt këta janë vetëm maja e ajsbergut. Janë mbi 600 mijë shqiptarë që kanë pasaportat e vendeve jashtë. Zërat po vijnë të fortë se iu takon e drejta e votës. Për këtë ne si palë duhet të jemi të kujdesshëm të mos vrapojmë. Unë mund të kem disa çështje të ndryshme nga Damiani, por ai është përfaqësues i mazhorancës, ai do të bashkëpunojë me opozitën. Unë jam optimist racional. Pra, neve na nevojitet të ndjekim traditën që Kodi Zgjedhor është miratuar me konsensus”, tha ministri Majko.

Të fundit

FA hapin dyert për kandidatët ushtarë, detarë e ajrorë aktivë. Vengu thirrje të rinjve

Nisin regjistrimet për të gjithë të rinjtë e të rejat deri në moshën 29 vjeç, që duan të jenë...

Masakra që përndjek ende marrëdhëniet Kinë-Japoni

Masakra e Nanjingut dhe kujtimet e errëta të pushtimit japonez vazhdojnë të trazojnë marrëdhëniet midis Kinës dhe Japonisë. Ndërsa Kina kërkon njohje dhe pendesë...

Afera Partizani/ Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Berisha ka kryer paraqitjen pranë Prokurorisë...

Evropa zbret në Washington, sfidon ‘pazarin’ Trump-Putin

Sot ndodh takimi i shumëpritur. Bashkimi i udhëheqësve evropianë, si dhe i shefit të NATO-s, me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedime me Presidentin amerikan...

Mund ta ndjekin shtetet e tjera, pse Franca po e njeh shtetin e Palestinës?

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi më 25 korrik se do të njohë shtetin palestineze, duke shkaktuar kritika të ashpra nga Izraeli dhe Shtetet e...

Lajme të tjera

Web TV