Afera “ÇEZ”/ Balla: Dosja më e rëndë e korrupsionit në Shqipëri

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se Dosja “CEZ” është një ndër dosjet më të rënda të korrupsionit në Shqipëri dhe se çdo përpjekje për mbylljen e saj, bie ndesh me pritshmëritë e shqiptarëve dhe të partnerëve të Shqipërisë për hetimin e dinosaurëve të korrupsionit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, numri dy i PS Balla thekson se Dosja “CEZ” është shembulli i pagesave të tarifës së korrupsionit me plotë “6.8 milionë Euro” brenda një dite të vetme në qershor 2009, 2 javë pas privatizimit OSSH, 2 javë para zgjedhjeve parlamentare të Qershorit 2009.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Dosja “CEZ” është një ndër dosjet më të rënda të korrupsionit në Shqipëri dhe se çdo përpjekje për mbylljen e saj, bie ndesh me pritshmëritë e shqiptarëve dhe të partnerëve të Shqipërisë për hetimin e dinosaurëve të korrupsionit. Dosja “CEZ” është shembulli i pagesave të tarifës së korrupsionit me plote “6.8 milionë Euro” brenda një dite të vetme në qershor 2009, 2 javë pas privatizimit OSSH, 2 javë para zgjedhjeve parlamentare të Qershorit 2009.

Siç kemi paralajmëruar, anëtarët e KÇK që nuk kanë kaluar vetting-un, të mbetuar në sistemin e drejtësisë po vijojnë të marrin vendime gjyqësore haptazi në kundërshtim me ligjjn në lidhje me dosjen “CEZ”, ku i akuzuari kryesor është Sali Berisha në bashkëpunim me persona të tjerë, ndërsa pala e dëmtuar janë qytetarët shqiptarë.

Vendimi i paligjshëm i Gjykatës së Shkallës së Parë, i cili u la sot në fuqi në Apel, do të ankimohet menjëherë.

Në kallzimin e bërë nga Kuvendi i Shqipërisë ishin paraqitur fakte dhe prova të pakundërshtueshme se Sali Berisha në cilësinë e Kryeministrit në vitet 2005-2013 bashkë me persona të tjerë të kallzuar prej nesh, shpeshherë edhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë konsumuar elementët e  veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelja e barazisë në tendera”, “Mashtrimit”, “Ndikim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprave penale”, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 143, 245/1, 248, 258 dhe 287 të Kodit Penal.

Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr.36 ka miratuar raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar  dhe dërgimin e këtij raporti në Prokurori  për fillimin e çështjes penale.

Komisioni  Hetimor i Kuvendit, pati arritur në përfundimin se një sërë zyrtarësh të lartë  të shtetit shqiptar gjatë viteve 2005-2013, duke qenë persona  që ushtronin funksionet më të larta publike  me veprime  aktive  dhe mosveprime, kanë synuar dhe realizuar ardhjen e pasojave  të kundraligjshme gjatë procedurave të privatizimit  të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, negocim të marrëveshjes së  shitjes së aksioneve, miratuar me ligjin 10116 datë 23.04.2009”Për miratimin e kontratës së shitjes së 76% të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a  ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, tregtisë dhe Energjitikës së Republikës së Shqipërisë dhe CEZ  a.s-së, si edhe  evidentimin e  efekteve negative financiare të shkaktuara nga ndjekja e zbatimi i kësaj marrëveshje “

Çështja  hetimore nr.7340/2017 e Prokurorisë, lidhet me  hetimin e “ shpërdorimin e detyrës “të funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar që kanë  ndjekur  procedurat për privatizimin e  Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes  OSSH sh.a  si dhe atë të “ ushtrimit dhe ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike  “ dhe’ pastrimit të produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 248, 245/1 dhe 287 të Kodit Penal.

Në nenin 75  të Kodit të Procedurës Penale shkronja” a “  vepra penale  “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm  ndaj personave që ushtrojnë funksione  publike “ parashikuar nga neni 245/1   është  vepër penale në kompetencë të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Vepra penale  e ”shpërdorimit të detyrës” për të cilën  Kuvendi ka  depozituar kallëzimin në prokurori nga ish funksionare  sipas  shkronjës “ç“ të nenin 75 të Kodit të Procedurës Penale  është në kompetencë të Gjykatës Kundër Korrupsionit  dhe Krimit të Organizuar.

Më datë 19.12.2019 , ka filluar funksionin Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  e cila  ka kompetencën për  të gjykuar funksionarët e lartë  apo veprat penale për të cilën  është depozituar kallëzimi  penal  nga Kuvendi.

Në këto rrethana i kërkuam Gjykatës së Shkallës së Parë të shpallte menjëherë moskompetencën  të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kalimin e kësaj çështje në Gjykatën Kundër Korrupsionit  dhe Krimit të Organizuar.

Por gjyqtar Lazër Sallaku në një vendim hapatazi në kundërshtim me ligjin vendosi shqyrtimin e një çështje jashtë kompetencës së tij lëndore.

Gjithashtu dua të sqaroj opinionin publik se edhe vendimi i Prokurorisë së Tiranës për përfundimin pa hetim të plotë të kësaj dosje dhe nxitimi për mbylljen e saj ngre dyshime të mëdha.

Lënia në fuqi e vendimit nga Apeli, konfirmon frikën e të akuzuarve nga Drejtësia e re dhe nxitimi për të marrë “vërtetime” nga grupi i gjyqtarëve KÇK.

Më poshtë disa sqarime:

  1. Lidhur me kallëzimin e Kuvendit të Shqipërisë të depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kuvendi i Shqipërisë,bazuar në Rregulloren e Kuvendit dhe ligjin 8891,datë 02.05.2002”Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore  të Kuvendit, me vendimin nr 30/2016 ka ngritur Komision Hetimor parlamentar me objekt “Për hetimin dhe  verifikimin e zbatimit  të legjislacionit në fuqi, mbrojtjen e interesit të shtetit shqiptar gjatë procedurave të privatizimit  të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, negocim të marrëveshjes së  shitjes së aksioneve, miratuar me ligjin 10116 datë 23.04.2009”Për miratimin e kontratës së shitjes së 76% të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a  ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe CEZ  a.s-së, si edhe  evidentimin e  efekteve negative financiare të shkaktuara nga ndjekja e zbatimi i kësaj marrëveshje”

Komisioni Hetimor Parlamentar, administroi dhe shqyrtoi një volum shumë të madh dokumentesh  që lidhem me  privatizimin, shitjen e 76% të aksioneve të operatorit të sistemit të shpërndarjes OSHE sh.a  ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe CEZ  a.s-së, si edhe  evidentimin e  efekteve negative financiare të shkaktuara nga ndjekja e zbatimi i kësaj marrëveshje, pyeti dëshmitarë dhe në përfundim të  hetimit administrativ  i paraqiti Kuvendit në seancë plenare për miratim raportin   përfundimtar  të Komisionit. Hetimor. Kuvendi, me vendimin nr 36 ka miratuar  raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar dhe dërgimin e këtij raporti në Prokurori  për fillimin e çështjes penale.

 Komisioni Hetimor i Kuvendit konstatoi:

-shkelje  të procedurave të privatizimit të OSSH-së duke mos marrë  parasysh  mbrojtjen e interesave  strategjike të shtetit shqiptar. Në kallëzim ( raportin e Komisionit Hetimor) janë pasqyruar në mënyrë të detajuar arsyet dhe personat përgjegjës për shkeljen e këtyre procedurave. Detyrimi  i KESH –it  nga ana e Këshillit të Ministrave  që energjinë për mbulimin e humbjeve t’ja shesë OSSH-së me  çmim të rregulluar, ka ndikuar në favorizimin e paligjshëm  të ÇEZ duke  rënduar buxhetin e shtetit  me miliona  euro.

-favorizimin në mënyrë të paligjshme që i është bërë CEZ-it  në njohjen e nivelit të borxhit  të keq.

Ndryshimi i nivelit të borxhit të keq  nga 4% në 14%   një javë para  nënshkrimit të Marrëveshjes së Shitjes së Aksioneve, ka  sjellë si pasojë  që kompania ÇEZ të favorizohet më një kompensim  vjetor prej 70 milion  dollarë në vit , vlerë e cila  pasqyrohet  dëm në Buxhetin e Shtetit.

Palët kanë negociuar  për nivelin e borxhit të keq edhe pse një  gjë  e tillë nuk është i lejuar nga  kriteret e vendosura  me VKM nr.835, datë 11.06.2008.

-shkelje  gjatë procedurës së privatizimit në lidhje  me kushtet minimale teknike.

Gjatë shqyrtimit të dokumenteve të tenderit, komisioni konstatoi  se kriteret e vlerësimit  janë të pamjaftueshme,  nuk është  vendosur çmim dysheme, Komisioni i Vlerësimit të ofertave është ngritur në kundërshtim të hapur me  VKM-të  nr. 329 datë 12.07.1999  dhe  nr. 621 datë 25.09.1998.

-shkelje të konstatuara nga komisioni në lidhje me garancitë bankare.

Bazuar në Urdhrin 319, datë 6 Maj 2008 të Ministrit të METE “Për zmadhimin e kapitalit të OSSH-së, garancia bankare  duhet të ishte  minimalisht  në vlerën prej 40milion dollarë.

-shkelje në lidhje me  planin e biznesit të paraqitur nga ÇEZ

Nga dokumentacioni që ka analizuar  Komisioni, rezulton së ÇEZ ka paraqitur në ofertën e saj një dokument  të titulluar “plani paraprak i biznesit për vitet 2009-2014”, pra  shoqëria nuk ka paraqitur  një plan biznesi por plan paraprak në kundërshtim me  pikën 3, 5 të VKM-së nr 835 datë 11.06.2008.

Komisioni hetimor  ka shqyrtuar  dhe ndjekjen e detyrimeve  sipas kushteve të marrëveshjes së blerjes së aksioneve, performacën e shoqërisë ÇEZ si dhe favorizimet e paligjshme që janë bërë  kësaj shoqërie nga ish zyrtarë. Gjithashtu ka  shqyrtuar  respektimin e të drejtave dhe detyrimeve  ndërmjet KESH dhe OSSH për periudhën  tranzitore, marrëdhëniet  e institucioneve Shqiptare me Shoqërinë CEZ shpërndarje, si dhe shoqëritë e mbledhjes së borxheve etj.

Komisioni Hetimor Parlamentar i Kuvendit të Shqipërisë gjatë shqyrtimit të verifikimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi  dhe mbrojtjen e interesit të shtetit shqiptar gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe negocimi i Marrëveshjes së Shitjes së aksioneve , miratuar me ligjin nr 10116, datë 23.04.2009 ka  konstatuar se :

Shtetasi Nue Nik Kalaj duke përfituar  lidhjet  me  familjarë të  funksionareve të lartë të shtetit shqiptar  si dhe nëpërmjet shtetasit Albert Faruku dhe Hamza  Merxhani, ka ndërmjetësuar për privatizimin e OSSH-së nga  ÇEZ a.s.

Nga pyetja e dëshmitarëve , administrimi i dokumenteve , të  transfertave   bankare  në llogari të Nue Nik Kalaj në shumën 7 milion euro, koha kur janë kryer transaksionet, mungesa e dokumenteve  justifikuese  për kryerjen e këtyre transaksioneve  nga ÇEZ.a.s në favor të Nue Nik Kalaj, Komisionit i kanë  krijuar dyshimin e arsyeshëm se kjo shumë është marrë për  të ushtruar ndikim të padijshëm në ish funksionarët e lartë  të asaj kohe  me qëllim realizimin e blerjes së 76% të aksioneve të OSSH-së nga CEZ a.s. Komisioni  ka  konstatuar se çfarë do lloj shërbimi i ligjshëm të ketë kryer shtetasi Nue Nik Kalaj në favor të ÇEZ a.s,  nuk justifikon përfitimin e shumës 7milion euro. Kjo shumë  e përfituar nga shtetasi Kalaj,  është shumë herë më e madhe se sa  shuma e përfituar nga banka Botërore (IFC)  nga ky proces privatizimi.

Komisioni  Hetimor i Kuvendit, arriti në përfundimin se një sërë zyrtarësh të lartë  të shtetit shqiptar gjatë viteve 2005-2013, duke qenë persona  që ushtronin funksionet më të larta publike  me veprime  aktive  dhe mosveprime, kanë synuar dhe realizuar ardhjen e pasojave  të kundërligjshme që janë :

-Nxjerrja për privatizim i një shoqërie të sapo krijuar , por me rëndësi strategjike për interesat e vendit, e cila nuk kishte kryer asnjë bilanc energjitik të sajin, pa asnjë  eksperiencë  për të operuar në tregun e energjisë, pa asete të përcaktuara, duke  e paraqitur OSSH si funksionale, me qëllim privatizimin  me shpejtësi të saj në favor të CEZ.

-Duke ndryshuar  treguesit specifikë  në Deklaratat Rregullatore dhe duke ushtruar ndikim  të paligjshëm  dhe imponuar ERE në vendimmarrje  të kundraligjshme.

-Duke  kualifikuar  dhe shpallur fitues CEZ, në shkelje të hapur  të kushteve minimale të perfomancës teknike, të cilat ishin shpallur më parë si kritere  kualifikuese e konkretisht në shkelje të VKM nr. 835datë 11.06.2008, i ndryshuar.

-Duke negociuar  me kompaninë CEZ për nivelin e borxhit të keq që do të pranohej  në llogaritjen e të ardhurave  të kërkuara nga kompania, në kundërshtim e në kapërcim  të kushteve të procedurës konkurruese , të përcaktuara më parë;

-Duke negociuar për treguesin e humbjeve totale, si tregues i kushteve minimale të performancës teknike i panegocueshëm;

-Duke pranuar  gjatë negociatave  të kryera , të gjitha kërkesat  e ofertuesit të bëra gjatë paraqitjes së ofertës teknike, nga mosnjohja e situatës, si pasojë e mosfunksionimit real të OSSH dhe mos qenies së  saj  e gatshme për privatizim;

-Mosvazhdimin e procesit për rivlerësimin e çmimit  të shitjes, kjo para, gjatë dhe pas procesit të privatizimit të OSSH.

Këto veprime  kanë  dëmtuar  rëndë interesat e ligjshme të  shtetit  dhe publikut në shumën 57,931,041,292 lekë ose 414 milion Euro.

Komisioni Hetimor  ka konstatuar edhe  mosveprime të strukturave përkatëse pas heqjes së licencës CEZ e konkretisht:

-Mosveprim në drejtim të  aseteve  të shoqërisë CEZ sh.a;

-Mosveprim për fillimin e procedurave të shpronësimit të  aksioneve, kundrejt një shpërblimi të drejtë , si dhe për mbledhjen e  dokumentacionit provues;

-Mosndërmarrja e veprimeve për hapjen e procesit gjyqësor ndërkombëtar kundër shoqërisë CEZ sh.a për mospërmbushje të detyrimeve  të saj  të përcaktuara në kuadrin rregullator specifik, dëmtuar pozitën mbrojtëse të shtetit në arbitrazhin ndërkombëtar të filluar vetëm nga CEZ dhe jo nga pala shqiptare.

Këto mosveprime ka konsideruar të qëllimshme e me pasoja të rënda në buxhetin e shtetit  e të shkaktuara në kuadër të  përfitimeve  e privilegjeve  të padrejta  që ishin  lejuar shoqërisë ÇEZ.

Duke analizuar  provat e administruara, Komisioni  ka evidentuar  se persona me autoritet shtetëror me veprime dhe mosveprime  duke shpërdoruar funksionin  publik në bashkëpunim  kanë konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera”,”Mashtrimit”,”Ndikim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve  të veprave penale “, vepra penale këto të parashikuara  nga nenet 143, 245/1, 248, 258,dhe 287 të Kodit Penal.

II.Lidhur me veprimet  procedurale të kryera nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Nga përmbajta  e  kërkesës së Prokurorisë  rezulton se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr. 7340, datë 19.09.2017 për veprën penale të “ Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” dhe “pastrimin e produkteve të Veprës Penale”, parashikuar  nga nenet 245/1 dhe 287 të Kodit Penal. Për regjistrimin e këtij procedimi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë  është  bazuar në materialet  hetimore të  procedimeve penale nr 3 dhe 4 të  regjistruar në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, e cila me hyrjen ne fuqi të ligjit 35/2017“Për disa shtesa e ndryshime në Kodin e Procedurës Penale” ka shpallur moskompetencën  dhe i ka dërguar këto çështje për hetim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Lexo edhe :  “Edi nga Tirana”: Si e fitoi Shqipëria simpatinë e BE-së?

Prokurori i çështjes ka konstatuar se midis dy procedimeve  të filluara njëri mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Romeo Kara dhe tjetra  bazuar në  raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar  kanë  të njëjtë objekt  “Procedurën e ndjekur nga Qeveria Shqiptare  për privatizimin e Operatorit të Sistemit të  Shpërndarjes OSSH sh.a  ndërmjet Ministrisë së  Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe CEZ –a.s-së si dhe  evidentimi i efekteve negative financiare të shkaktuara nga ndjekja e zbatimi i kësaj marrëveshje.”

Për këtë arsye , prokuroria ka  vendosur bashkimin e procedimeve penale në një procedim  të vetëm me vendimin e datës 31.07.2017.

Gjatë  hetimeve paraprake, prokuroria ka administruar vendimin e pushimit të procedimit penal nr 1, datë 11.02.2017 të Prokurorisë së Përgjithshme  me objekt hetimi  materialin kallëzues nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë për veprën penale të” shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248-25  të Kodit Penal.

Prokuroria e Përgjithshme në përfundim të hetimit në lidhje me kallëzimin e  MEI ka vendosur pushimin e hetimeve.

Përveç administrimit të vendimit të pushimit të procedimit penal nr. 1 të Prokurorisë së Përgjithshme, nga prokurorët e çështjes nuk janë kryer veprime hetimore bazuar në  dokumentacionin plotësues  të administruar  nga Komisioni Hetimor  dhe dërguar bashkë më vendimin nr 36/2016 të Kuvendit në Prokurori .

Prokurorët nisur nga  ngjashmëria  e kallëzimit të bërë më parë nga MEI në Prokurorinë e Përgjithshme dhe  Kallëzimit të depozituar nga Kuvendi i Shqipërisë  në lidhje me  shkeljet ligjore e nënligjore të konstatuara  në procedurat e privatizimit të  OSSH- se nga  CEZ a.s, pa  hetuar  dokumentet  e dorëzuar, nga Kuvendi  në vendimin e tyre për pushimin e hetimeve    arsyetojnë se  ndodhemi para  gjësë së gjykuar  duke ju referuar nenit 7 të Kodit të Procedurës Penale  dhe nenit 34 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë  të ndryshuar.

Për akuzat “ Ushtrimi  i ndikimit të paligjshëm  të shtetasit Nue Nil Kalaj ndaj funksionarëve  të lartë”,  dhe” Pastrimin e  produkteve të veprës penale “ parashikuar nga nenet 245/1 dhe 287 të Kodit Penal ,prokuroria arsyeton se mungojnë elementët e veprave penale të cilat janë parashtruar në kallëzimin e Kuvendit.

III. Lidhur me parashtrimet e Kuvendit  ndaj kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë  “Për pushimin e procedimit  penal nr.7340, datë 19.9.2017 “ dhe veprimet  hetimore që kërkojmë të  kryhen nga ana e Prokurorisë

Kuvendi i Shqipërisë në cilësinë e kallëzuesit ka paraqitur fakte dhe dokumente të cilat  provojnë shkelje të procedurave të privatizimit të OSSH nga CEZ a.s nga funksionarë shtetërorë. Gjithashtu  kallëzuesi  me bazë të fakteve  të depozituara  ka krijuar bindjen se  me  veprime shtetasit Nue Nik Kalaj në bashkëpunim  ka konsumuar elementët e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ‘ dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale “

Prokurorët e çështjes në mosrespektim të  detyrimit Kushtetues dhe procedural , edhe pse gjykata  në vendimet e saj  u ka lënë detyra konkrete prokurorisë , nga ana e kësaj të fundit janë kryer veprime hetimore te pjesshme  po nuk është hetuar  procedura e privatizimit  sipas  objektit të hetimit të Komisionit hetimor parlamentar e cila është njëkohësit  kallëzimi që Kuvendi i Shqipërisë ka depozituar në prokurori .

Prokuroria duke  krahasuar objektin për të cilën me vendimin nr 30/2016 , Kuvendi ka  vendosur ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar dhe kallëzimit të MEI të hetuar më parë nga Prokuroria e Përgjithshme  arrin në konkluzion  se kemi të bëjmë me të njëjtën vepër penale , me të njëjtat fakte dhe të njëjtën  kohë.

Ekzistenca e fakteve të reja në kallëzimin e Kuvendit të Shqipërisë  bën të domosdoshme  kryerjen e veprimeve hetimore sipas kërkesave të Kodit të Procedurës Penale.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës, prokurori i çështjes ka përsëritur të njëjtin arsyetim që ka  përdorur prokurorja paraardhëse  se  në kallëzimin e Kuvendit dhe në kallëzimin e Ministrisë së  Energjetikës dhe Industrisë , sot Ministria e Transporteve dhe Energjetikës  kemi të bëjmë më të njëjtin kallëzim  i  hetuar më parë nga Prokuroria e Përgjithshme,  pushuar prej saj, vendim i cili është lënë në fuqi  me vendimin e datës 21.11.2016 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Ky arsyetim i prokurorëve  me interpretimin e zgjeruar që kërkojnë ti japin nenit 7 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenin 34 të Kushtetutës  është i gabuar .

Kushtetuta në nenin 34  parashikon se “ Askush nuk mund të dënohet  më shumë se një herë për të njëjtën vepër penale  dhe as të gjykohet sërish, me përjashtim të rasteve  kur është vendosur rigjykimi i  çështjes nga një gjykatë më e lartë , sipas mënyrës së parashikuar me ligj.” Pra neni 34 i Kushtetutës  i referohet vendimit të formës së prerë të gjykatës dhe jo vendimeve të pushimit  të çështjes  gjatë hetimeve paraprake .

Neni 7 i Kodit të Procedurës penale parashikon se “ Askush nuk mund të rigjykohet rishtas për të njëjtin fakt penal, për të cilin është gjykuar me vendim të formës së prerë më përjashtim të rasteve  kur është vendosur  rigjykimi  i çështjes nga gjykata kompetente.”

Edhe nga përmbajtja e  nenit 7  del qartë se  arsyetimi i prokurorit se ndodhemi para gjësë  të gjykuar është e gabuar  pasi  nenin 7  bën fjalë për  ato raste kur kemi një vendim të formës së prerë  që lidhet me themelin e  çështjes .

Në rastin e  mospranimit të ankimit të MEI  nga Gjykata e Lartë  e cila  në  shqyrtimin e këtij ankimi ka  ushtruar kompetencën  e gjykimit si gjykata fakti  sipas Kodit të Procedurës Penale që ishte në fuqi në atë kohë, nuk përbën  fakt për tu përdorur se ndodhemi para  gjësë së gjykuar

Dispozitat e Kodit të Procedurës Penale , nuk pengojnë rifillimin e një çështje të pushuar në se  dalin prova dhe fakte të reja  për ngjarjen  apo autorin e saj , mjafton që këto prova dhe fakte  të zbulohen brenda afateve të parashikuara në Kodin Penal  mbi  parashkrimin e ndjekjes penale.

Në provat që ka paraqitur Kuvendi  në Prokurori ka fakte dhe dokumente të cilat nuk kanë qenë pjesë e  kallëzimit të depozituar nga MEI në Prokurorinë e Përgjithshme. Këto dokumente  edhe pse voluminoze duhet te ishin parë nga prokurorët që kanë hetuar çështjes  para se” ipso jure “ të vendosnin se ndodhemi para “gjësë të gjykuar”

Moskryerja e veprimeve hetimore me justifikimin se ndodhemi para të njëjtës vepre penale  për të cilën janë kryer më parë hetime është një  zbatim i gabuar i parimit të gjësë së gjykuar dhe  zbatimit të këtij parimi përsa është e mundur dhe gjatë hetimeve paraprake. Prokurori bazuar në  ndryshimet  në Kodin e Procedurës Penale me  ligjin 35/2017, duhet ti kërkonin Gjykatës Rifillimin e hetimeve dhe për veprën penale të  shpërdorimit të detyrës  nga funksionarët e lartë publikë që  ishin marrë me procedurën e privatizimit të OSHE-së.

Raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar përmban  fakte në lidhje me  rolin dhe aktivitetin e shtetasit Nue Nik Kalaj, në kontaktet që ai ka patur me funksionare të lartë shtetërorë apo lidhje familjare të tyre  në kohën e privatizimit të OSSH-së. Transferta 7 milion euro nga CEZ te  ky shtetas para se të përfundonte procedura e privatizimit , janë fakte të pahetuara nga prokuroria,  për të cilat  Gjykata  e Rrethit Gjyqësor Tiranë  me vendmin nr. 240 datë15.12.2017  i la detyra  organit të prokurorisë  për hetimin e akuzave të ngritura nga vetë organi i prokurorisë si “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike “ dhe “ Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Në kërkesën për pushimin e hetimeve, prokuroria ka evidentuar  disa veprimeve hetimore të  kryera pre saj si dërgimi i letërporosive  në Republikën e Kosovës për pyetjen e shtetasit Ndue Kalaj,

Dërgimi i letrës së porosisë në Republikën e Çekisë për pyetjen e shtetasit  Hamza Merxhani , pyetjen e administratorëve  të ÇEZ s.a,  administrimi i kontratave  lidhur mes administratoreve të ÇEZ s.a dhe shtetasit Nue Kalaj.

Mosgjetja e  dëshmitarëve Ndue kalaj, Hamza Merxhari të cilët janë  dëshmitarët kryesorë që lidhje me akuzat për të cilat është filluar procedimi penal, nuk përbën shkak për pushimin e çështjes. Prokurori mund  të vendose pezullimin deri ne gjetjen e  tyre duke njoftuar  edhe pikat kufitare ne rast te  konstatimit te hyrjes se tyre ne territorin e Republikës se Shqipërisë  po jo  t’i kërkojë  gjykatës  miratimin e pushimit te çështjes.

Në kërkesën për pushimin e çështjes, prokurori  i referohet edhe përgjigjeve të marra nga autoritetet Kosovare të cilat nuk bënë të mundur gjetjen dhe pyetjen e shtetasit Ndue Kalaj, apo të autoriteteve  Çeke  në lidhje me  letër-porositë  për pyetjen e shtetasve  Josef Hajsak , Tomas Pleskac, Martin Roman  dhe Hamza  Merxhari, ku rezulton se prokurori nuk ka mundur  që nëpërmjet këtyre letër- porosive të realizonte pyetjen e tyre.

Edhe pse nga ana e prokurorisë pas kthimit të çështjes për hetimeve janë  kryer disa veprime hetimore  këto veprime janë përsëri te pjesshme  dhe nuk provojnë që prokuroria  ka kryer  hetime të plota të gjithanshme  në lidhje me kallëzimin e Kuvendit të Shqipërisë  për procedurat e ndjekur nga funksionarët e asaj kohe ne lidhje me shitjen e 76% të aksioneve  te operatorit të shpërndarjes OSHE  sh.a te ÇEZ s.a.

Nga ana e prokurorisë nuk janë vlerësuar me objektivitet  faket e dokumentuara  në provat shkresore të  depozituara nga Kuvendi i Shqipërisë  bashkëlidhur vendimit nr.36/2016 të Kuvendit  dhe të evidentuar në mënyrë të përmbledhur në Raportin e Komisionit Hetimor.

Nuk është hetuar rrethanat e njohjes së shtetasit Nue Nik Kalaj me ish kryeministrin Sali Berisha  dhe familjarët e tij.

Prokuroria nuk ka hetuar të transaksioneve e kryera në favor të shtetasin Ndu Kalaj duke shkelur aktet ligjore që rregullojnë veprimtarinë bankare në Republikën e Shqipërisë, po është mjaftuar me pyetjen formale  në cilësinë e personit  që tregon rrethanat të dobishme për hetimin shtetases Rudina Rudi, drejtore e degës së Raffeisen Bank , rruga e Kavajës.

Në këto kushte kur  nga  veprimet e kryera gjatë hetimeve paraprake të prokurorisë , konstatohen se prokuroria nuk janë kryer të gjitha veprimeve hetimore të domosdoshme për të arritur në konkluzionit në se veprat penale për të cilat ka filluar procedimi penal  janë kryer nga personat e përmendur në kallëzimin e Kuvendit  apo  fakti i ndodhur nuk përbën  vepër penale.

Ndryshe nga sa kërkoi prokuroria,Kuvendi i kërkoi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë shpalljen e moskompetencës dhe kthimin e akteve për vazhdimin e hetimeve  me pyetjen e dy dëshmimtareve Nuel Nik kalaj dhe Hamza Merxhani si  dhe hetimim per veprat penale te shpërdorimit të detyrës për ish funksionaret në lidhje me  shkeljet ligjore e nënligjore të konstatuara  në procedurat e privatizimit të  OSSH- së nga  CEZ a.s.

Kujtojmë se personat e kallzuar nga Kuvendi i Shaipërisë në këtë dosje penale janë:

1.Sali Ram Berisha, Ish-Kryeministër dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Refuzimi për të dëshmuar”, vepra penale të parashikuara nga nenet 248, 258, 143, 245/1 dhe 307 të Kodit Penal.

2.Nue (Nuel) Nik Kalaj për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për të dëshmuar”, “Mosparaqitja e dëshmitarit, ekspertit, apo përkthyesit”, vepra penale të parashikuara nga nenet 245/1, 287, 307 dhe 310 të Kodit Penal.

3.Genc Ruli, Ish-Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës/Kryetar i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, vepra penale të parashikuara nga nenet 245/1, 248 dhe 258 të Kodit Penal.

4.Ridvan Bode, Ish-Ministër i Financave për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, vepra penale të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248  të Kodit Penal.

5.Për të gjithë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” , vepra penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 248 të Kodit Penal.

6.Për të gjithë anëtarët e Komisionit të Negocimit të Marrëveshjes me CEZ As, për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” , vepra penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 248të Kodit Penal.

7.Florion Mima, ish Zv. Ministër i METE, për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës”;

8.Enno Bozdo, ish Zv. Ministër i METE, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

9.Ledina Mandia, ish Avokate e Shtetit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

  1. Shkëlzen Sali Berisha, për veprat penale “Refuzimi për të dëshmuar” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 307 të Kodit Penal.
  2. Bujar Nepravishta, Ish-Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
  3. Sokol Ramadani, Ish-Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”./Bl.Ba/Fjala.al