“Një simbol antidemokratik”/ Ngritja e statujës së Leninit shkakton debate në Gjermani

Mbi 30 vjet pas mbarimit të komunizmit në Bllokun Lindor, Partia Marksiste-Leniniste e Gjermanisë (MLDP) ka ngritur një statujë të liderit revolucionar rus Vladimir Ilyich Lenin (1870-1924) përpara selisë së partisë së saj në Gelsenkirchen.

Zbulimi i statujës së gjatë mbi 2 metra, e prodhuar fillimisht në ish-Çekosllovaki në vitin 1957, u shoqërua me fjalime dhe muzikë. Pjesëmarrësit tundnin flamuj të kuq nga sheshi ku ishte ngritur statuja dhe nga çatitë e ndërtesave përreth tij.

Por, kjo statujë nuk u mirëprit nga qytetarët e Gelsenkirchen, ku një grup demonstruan teksa po zhvillohej ceremonia për ngritjen e saj. Midis tyre ishin anëtarë të grupeve të krahut të djathtë, tha një zëdhënës i policisë.

Ngritja e staujës së ish-diktatorit shkaktoi diskutime shumë të mëdha. Punimet për ngritjen e saj fillimisht ndaluan pasi nismëtarët nuk kishin bërë kërkesë për një leje monumentale. Por, gjykata e Lartë Administrative e North Rhine-Westphalia (NRW) dhe më pas edhe Gjykata e Lartë Administrative (OVG) e Münster rrëzoi këtë vendim.

“Lenini njihet për dhunë, shtypje, terrorizëm dhe vuajtje të tmerrshme njerëzore, nuk do të tolerojmë një simbol të tillë antidemokratik në rrethin tonë”, shkruajti në një rezolutë këshilli i rrethit Gelsenkirchen-West./En.Br./Fjala.al