Ç’do të thotë që Shqipëria është në vend të 130 në botë për nga fuqia ekonomike? Përgjigjet profesor Adrian Civici

Mes 215 shteteve që ka bota, Shqipëria është në vend të 130 për nga fuqia ekonomike. Por çfarë domethënie ka kjo. Profesori i ekonomisë Adrian Civici në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU tha se fuqia ekonomike e një shteti varet nga prodhimi dhe konsumi i këtij vendi.

-Shqipëria renditet në vendin e 130 në botë për nga fuqia ekonomike. Çfarë domethënie ka kjo?

-Fuqia ekonomike e një vendi lidhet me dy gjëra. Lidhet me nivelin e produktivitetit dhe me nivelin e konsumit. Nga niveli i produktivitetit mund të jemi edhe më mbrapa se 130 sepse kemi një nivel që ka pak teknologji modern, ka pak digjitalizim, është pak e përfshirë në atë që quhet Revolucioni 4-0, kurse përsa i përket konsumit jemi ndoshta më mirë sesa vendi i 130 edhe për rsye sepse një ndikim më të madh në Shqipëri kanë remitancat./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=K3EAJbCp9Mk&feature=youtu.be