Në vitin 2013 socialistët erdhën në pushtet me një premtim sipas të cilit do ulnin borxhin publik nga 60 për qind në 50 për qind. Por pas 7 viteve në pushtet ky borxh jo vetëm nuk u ul por sot shkon në 80 për qind. Lidhur me këtë Adrian Civici profesor i ekonomisë tha në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU se kjo nuk mund të quhet gabim. Sipas tij rritja e borxhit në këto kushte është një zgjidhje e detyruar.
-Ju profesor keni ngritur disa herë problem çështjen e borxhit. 60% ishte borxhi në qeverisjen e PD. Sot e kemi 82-85.
–Mund të shkojë 82-85 por shifrat zyrtare janë 77-78.
-Çfarë domethënie ka kjo që Shqipërisë po i shkon borxhi mbi 80%?
–Thellimi i borxhit në këto 6 muaj nuk ka qenë një zgjedhje për ne, por një zgjidhje e detyruar. Ne nuk kishim rrugë tjetër për të kompesuar të gjithë nevojat që kemi dhe ato më imediatet. Qeveritë duhet të marrin përgjegjësitë në këto momente shumë të vështira që nëpërmjet borxhit të kompesojmë. Në këtë krizë nuk u paraqit asnjë alternativë tjetër. Europa hoqi dorë nga një nga kriteret kryesore të Manstritit që kishte nivelin 60% të borxhit dhe vendet kryesore Evropiane tani duke filluar nga Italia që e kaloi 100% dhe po shkon 120. Borxhi bëhet problematik për vende me ekonomi të brishtë. Për vende si Shqipëria në periudha normale, borxhi normal duhet të ishte midis 40 dhe 50%. Tani do jemi të detyruar që të bashkëjetojmë të paktën për një periudhë 10 vjeçare me një borxh të lartë./Fjala.al/Ke.Ba
https://www.youtube.com/watch?v=JqCyyRqTG7o