Shkolla Amerikane Bujqësore e Kavajës/Ish-ambasadori kujton 97-vjetorin e saj

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha ka rikujtuar nëpërmjet një statusi në facebook 97 vjetorin e miratimit për hapjen e Shkollës Bujqësore në Kavajë.

Në statusin e ish-ambasadorit, përmes një fotoje vihet re brendësia e kësaj shkolle e cila u themelua në vitin 1926 nga Charles Telford Erickson.

Nga pamjet duket salla e ngrënies; moderne për kohën, e rregullt dhe me një dizajn të këndshëm.

Në foto dallohen nxënësit të cilët janë ulur për të konsumur vaktin e tyre dhe kujdestarët të cilët kujdesen për ta. /Fjala.al/Ke.Ba